LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama dështon në Kukës

2 Maj 2015, 10:57, Aktualitet CNA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte sot në Kukës, ku nga njëri podium shpërndau legalizimet dhe nga një tjetër prezantoi kandidatin e koalicionit të majtë për bashkinë e Kukësit, Hasan Halilaj. Podiumi i dytë, duket se ka qenë një dështim total për kryeministrin, pasi në foto duket qartë një numër i vogël pjesëmarrësish.

Edhe pse kamerat u munduan ta paraqisnin këtë takim si të arritur , duke transmetuar pamje nga një këndvështrim ku dukej se kishte një numër të madh pjesëmarrësish, kjo foto tregon se prezantimi i kandidatit Hasan Halilaj, ishte një dështim total.

Nuk dihet nëse ky numër kaq i vogël është si pasojë nga pakënaqësia që banorët kanë ndaj qeverisë dhe kandidatit, si pasojë varfërisë ekstreme që ka pushtuar qytetin apo nga eksodi i madh që ka prekur këtë qark. Megjithatë, kjo është mënyra më e keqe për të prezantuar një kandidat për një bashki që meriton më shumë vëmendje nga politika.

Lajmet e fundit nga