LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Duma vijon takimet me banorët e Durrësit

2 Maj 2015, 11:23, Politikë CNA

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, ka vijuar edhe sot takimet elektorale në lagje të ndryshme të qytetit. Gjatë takimeve me qytetarët, Duma ka bashkëbiseduar për problemet ekonomike dhe sociale të banorëve.

Banorët janë shprehur se ?Kemi humbur çdo shpresë për t?u punësuar. Nuk e dimë si ta shtyjmë muajin. Gjendja është jashtëzakonisht shumë e rëndë?

Disa banorë të tjerë shprehën problemin e tyre lidhur me zhvillimin e mësimit me dy turne, ndërsa Duma u shpreh se ndërtimi i një shkolle të re do të ndihmonte në zhdukjen e këtij problemi.

?Nuk është vështirë një shkollë më shumë për një komunitet të madh si ju këtu, sepse është kjo zona këtu që jep dyfishin e të ardhurave se një zonë tjetër. Unë e di që kjo është sakrificë e madhe. Ajo që duhet të bëhet është një shkollë brenda standardeve dhe nuk është as e shtrenjtë dhe as e pamundur. Duhet vetëm ta ndjesh brenda vetes. Unë jam nënë, jam pedagoge dhe e di shumë mirë këtë?, shtoi Duma.

Lajmet e fundit nga