LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Fushatë me banditë, rrugeçer, perversë e gojëpistë. Rama i tmerruar nga humbja!!

2 Maj 2015, 11:52, Politikë CNA

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale për incidentit e djeshëm në Durrës ku simpatizantët e dy partive u konfrontuan me njëri-tjetrin.  Berisha shkruan se këto akte të turpshme janë rrjedhojë e frikës së Edi Ramës nga humbja. Më tej Berisha thotë se fushata e koalicionit të majtë është një fushatë e bazuar në fyerje e drejtuar nga banditë.

Ja çfarë shkruan Berisha:
Te dashur miq, i diskretituar sa kurre me pare: per premtimet e faktuara si mashtrimet me te medha qe nga koha e diktatures; lidhjet e tij koke e kembe me krimin e korrupsionin; varferia dhe papunesia qe po rrokin qiellin, eksodi masivi shqiptareve nga mjerimi e per kafshaten e gojes, Edi Rama ka zgjedhur t’u serviri kete fushate elektorale si alternative, bandite, rrugeçer dhe gojepiste.

Keshtu, i tmerruar nga pelqyeshmeria e larte qytetare e kandidateve te PD ne Tirane, Durres etj, Edi Rama dhe Vangjush Dako derguan dje rrugeçer me teser dhe flamure te PS, per te prishur takimet elektorale te kandidates se PD te Durresit, Grida Duma, me sulme banditeske fizike duke goditur dhe plagosur me gure ne koke mbeshtetes te saj. Kurse ne Parlament, Rama vendosi gojen e tij te piset dhe u sherbye nga perversi Taulant Balla, i paditur nder te tjera ne organet e zbatimit te ligjit per perdhunim nga nje fatkeqe me AIDS. Ai mendon se mund te fyej Dr. Halim Kosoven per sherbimin dhe kujdesin mjeksor dhe profesional te shkelqyer qe ai ka treguar per vajzat, grate, nenat, motrat e Tiranes dhe mbare Shqiperise gjate shtatezanise se tyre.

Me kete rast i them Edi Rames, i cili vet para kamerave shan si askush tjeter me fjalet “maskara, bastard, lehaqen, grope septike, jashtenxjerrje” etj, se me ato qe the me gojen e Taulant Balles nuk ke fyer aspak Dr. Halim Kosoven, por ke fyer çdo shqiptar dhe se turpe te tilla te ulta deri ne keto nivele i lejojne vetes vetem njerez ster-ordiner, te zhveshur nga çdo norme e moralit njerezor dhe qe nuk dine se çfare eshte nena, gruaja, vajza, motra dhe femija. Nje gje te tille nuk e bejne kurr njerezit e qyteteruar dhe normal.

Gjithashtu denoj me ashpersine me te madhe sulmet e frymezuara e te porositura nga Edi Rama te rrugeçerve te tij ne Durres kunder fushates dhe mbeshtetesve te PD-se dhe e siguroj ate se per cdo akt te tille do jete pergjegjesi i vetem para shqiptareve. Me sulme fizike dhe gjuhe banditesh, Edi Rama deshmon dhe njehere se eshet ne panik te madh nga zgjedhjet e 21 qershorit!

Lajmet e fundit nga