LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Age of Ultron’ grumbullon $85 milion në ditën e lançimit

2 Maj 2015, 19:05, Aktualitet CNA

Filmi i Disney dhe i Marvel Avengers: Age of Ultron grumbulloi në kinematë e Amerikës së Veriut plot $84.5 milion, sipas raportit të studiove. Kjo ishte shifër më e lartë se $80.8 milion i The Avengers në vitin 2012, dhe vetëm pak milion më pak se hapja më e mirë e të gjitha kohërave e Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 2 prej $91.1 milion në vitin 2011.

Age of Ultron mblodhi edhe $27.6 milion ditën e Enjte duke e çuar totalin e brendshëm në $112 milion para se fundjava të ketë filluar akoma.

Dhe filmi është ende në rrugë për të thyer rekordin e hapjes më të madhe ndonjëherë, e cila mbahet nga paraardhësi The Avengers ($207.4 milion) në të njëjtën fundjavë të Majit në vitin 2012./Kinolajm

Lajmet e fundit nga