Connect with Us

 Tërmeti në Nepal, mbi 6000 të vdekur dhe 3906 të plagosur

Bota

 Tërmeti në Nepal, mbi 6000 të vdekur dhe 3906 të plagosur

Publikuar

-

Numri i të vdekurve nga tërmeti masiv i cili goditi Nepalin të shtunën ka kaluar mbi 6000, ndërsa ende ka me mijëra persona ende të pagjetur. Një zyrtar i ministrisë në Nepal  tha se janë konfirmuar 6134 viktima dhe 3.906 të plagosur.

Edhe pse Nepali po përjeton një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore, banorët u gëzuan kur dy persona u nxorrën gjallë nga rrënojat e ndërtesave në Katmandu. Sipas “The Guardian” mijëra fshatra janë shkatërruar, ndërsa 90% të klinikave dhe shkollave në disa rajone kanë dalë jashtë funksionit.

LEXO EDHE:  Foto-Zyrtarët e PD vizitojnë familjet në Kombinat/ Kanë nevojë për strehim dhe ndihmë psikologjike

Ram Sharan Mahat, Ministri e Financave në Nepal, tha se duhen të paktën  2 miliard dollarë për rindërtimin e shtëpive, spitaleve, zyrat qeveritare dhe ndërtesat historike , ndërsa bëri thirrje për ndihmë nga donatorët ndërkombëtarë.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Apeli vërteton dënimin me burg ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit, Agim Ademit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte vendosur ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Gjithashtu, dënimi me burg me efektiv prej një viti, gjykata e shkallës së dytë ia ka vërtetuar edhe të akuzuarit tjetër, Muharrem Rama, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kështu, Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe avokatëve mbrojtës.

“A.A. dhe M.R. janë shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për veprën penale të detyrimit në tentativë, nga neni 267 paragrafi 2, lidhur më paragrafin 1, lidhur me nenin 20 dhe 23 të Kodit Penal të Kosovës(KPK), dhe janë gjykuar, i pari më dënim më burgim në kohëzgjatje prej 9(nëntë) muajve, ndërsa i dyti më dënim më burgim në kohëzgjatje prej 1(një) viti. Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar, nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nuk është shkelur ligji penal dhe se gjendja faktike, është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë. Apelit vlerësoj se dënimi i shqiptuar është në proporcion më shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale, shkallën e përgjegjësisë se akuzuarve dhe në funksion të qëllimit të përcaktuar me ligj”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMË X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Lidhur me këtë akuzë, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 korrik 2019, i kishte shpallur fajtor Ademin dhe Ramën për veprën penale, detyrim në tentativë.
Aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit është ngritur me 14 janar 2014, në bashkëpunim të Prokurorisë Themelore të EULEX-it, me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

LEXO EDHE:  Tërmet i paparë në Meksikë/ Bilanc tragjik, midis mbi 200 të vdekurve 30 fëmijë të zhdukur

LEXO EDHE:  Shkundet Shqipëria/ Lëkundje të forta tërmeti në tre qytete

Sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurorit Ilaz Beqiri në pikën e parë të aktakuzës, të pandehurit Ademi dhe Rama gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës të pandehurit Ademi dhe Rama akuzohen për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje.
Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të pa drejtë, respektivisht shumën prej 30.000.00 euro apo veturën e tipit “BMË X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast është Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”./Express

LEXO TE PLOTE

Bota

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmërojnë përhapjen e koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda” në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve . Shkollat në disa zona mund të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset, tha ajo.

Zonja Messonnier tha se zyrtarët e shëndetit publik nuk e dinë nëse përhapja e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara do të jetë e butë apo e rëndë, por se amerikanët duhet të jenë gati për çrregullime të konsiderueshme në jetën e tyre të përditshme.

“I kërkojmë publikut amerikan të përgatitet për pritshmërinë se kjo mund të jetë diçka e rëndë,” tha Messonier.

“Çështja nuk është nëse do të ndodhë në SHBA, por kur do të ndodhë,” tha ajo.

Ndërkohë, eksperti i Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë, Anthony Fauci, tha se një vaksinë kundër koronavirusit mund të fillojë të testohet tek njerëzit brenda një muaji e gjysmë.

PRESIDENTI DHE DEMOKRATËT DEBATOJNË

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara e kanë vënë koronavirusin “shumë mirë nën kontroll” brenda kufijve të tyre. Ai bëri komentet edhe pse administrata po u kërkon ligjvënësve 2.5 miliardë dollarë fonde emergjente për t’u përballur me këtë problem.

Demokratët e Kongresit thonë se administrata Trump nuk ka arritur t’i përgjigjet me shpejtësi përhapjes së virusit në botë, madje se vetë presidenti përhapi informacion të rremë kur tha se koronavirusi do të ndalet në prill kur moti të ngrohet. Kriza globale e shëndetit po bëhet një tjetër betejë në luftën midis Presidentit Trump dhe Kongresit, pas dështimit të përpjekjeve të demokratëve për ta larguar presidentin me anë të një gjykimi në senat.

Presidenti Trump tha të martën gjatë një konference për shtyp në Nju Delhi se ndërsa SHBA janë mirë përsa i përket kontrollit, “ne bëjmë biznes me shumë vende të tjera, punojmë me vendet e tjera, ne duam që vendet e tjera të jenë të kënaqura dhe të shëndetshme.”

Garancitë e dhana së fundmi nga presidenti në lidhje me koronavirusin erdhën pas një dite të vështirë në tregun e aksioneve. Dow Jones pati rënien e tij më të madhe ditore që nga viti 2018, mes frikës globale në rritje për përhapjen e koronavirusit. Shtetet e Bashkuara kanë 14 raste të konfirmuara të virusit, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.

Kërkesa e fondit të urgjencës prej 2.5 miliardë dollarësh, e cila iu dërgua Kongresit të hënën, ndahet midis 1,25 miliardë dollarëve si fonde të reja urgjente dhe 1,25 miliardë dollarë fonde që do të devijohen nga programet e tjera federale. Administrata po kërkon gjithashtu që ligjvënësit amerikanë të transferojnë 535 milion dollarë fonde të destinuara për trajtimin dhe parandalimin e virusit Ebola drejt përballimit të koronavirusit.

Ligjvënësit demokratë thanë se kjo strategji është e pamjaftueshme.

LEXO EDHE:  U arrestuan pas tërmetit të 26 nëntorit/ Gjykata jep vendimin për 8 të akuzuarit

LEXO EDHE:  U arrestuan pas tërmetit të 26 nëntorit/ Gjykata jep vendimin për 8 të akuzuarit

“Tepër pak, tepër vonë,” tha udhëheqësi i pakicës së Senatit, Chuck Schumer lidhur me kërkesën e presidentit. “Nuk kemi parë asnjë shenjë që Presidenti Trump të ketë ndonjë plan ose urgjencë për t’u marrë me çështjen e koronavirusit – ne kemi nevojë për udhëheqje të vërtetë dhe sa më shpejt.”

Në një koment në Twitter të martën, Presidenti Trump e karakterizoi kritikën e zotit Schumer si diçka që bëhet “thjesht për qëllime publiciteti”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se kërkesa nuk ka kuptim pas shkurtimit të buxheteve të propozuar nga administrata Trump për vitin 2021 për Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH) dhe agjencitë e tjera kryesore që trajtojnë kërcënimin në rritje.

“Amerikanët kanë nevojë për një përgjigje të koordinuar, plotësisht të financuar,” tha zonja Pelosi në një deklaratë. “Kërkesa e Presidentit për financim për t’iu përgjigjur koronavirusit është e vonuar dhe plotësisht e pamjaftueshme përballë përmasave të kësaj emergjence.”

Ajo tha se Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, do të punojë shpejt për të nxjerrë paketën e vet financiare që “mban parasysh plotësisht shkallën dhe seriozitetin e kësaj krize të shëndetit publik.”

Por republikanët e Senatit thonë se ata janë të kënaqur me përgjigjen e administratës pas një informimi me dyer të mbyllura për koronavirusin të martën.

“Administrata është në krye të punës,” tha senatori republikan Bill Cassidy, i cili është mjek me profesion. “Ata po përshtaten siç duhet, duke u përpjekur t’i ndajnë mjetet financiare atje ku ato janë më të nevojshme.”

Ligjvënësi Cassidy vuri në dukje se nëse kërkesa e tanishme e administratës për financime urgjente nuk është e mjafshtueshme, mund të caktohen fonde shtesë.

“Le të shohim se si do të evoluojnë gjërat dhe atëherë mund të shtojmë para të tjera,” tha ai.

Senatori Demokrat Dick Durbin tha se projektbuxheti i administratës për vitin 2021 ishte “plotësisht i pajustifikuar” përsa i përket shkurtimit të fondeve për agjencitë kryesore shëndetësore të vendit, është e vështirë të thuhej nëse kërkesa për financim urgjent do të ishte e mjaftueshme për të përballuar kërcënimin.

“Nuk e di nëse është e mjaftueshme,” u tha ligjvënësi Durbin të martën gazetarëve./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Lajm i mirë nga Italia/ Shërohet gruaja me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi në Itali deri tani iu ka marrë jetën 12 personave, ndërsa rreth 370 të tjerë janë konfirmuar të prekur.

Por, ndërkohë mediat italiane japin edhe një lajm të mirë.

Kështu, TGCOM 24 shkruan se një shtetase kineze e shtruar në spitalin ‘Spallanzani’ në Romë që prej fundit të muajit janar, është shëruar.

“Gruaja kineze ishte identifikuar bashkë me burrin e saj të infektuar nga koronavirusi, por tani gjendja e saj është e shkëlqyer. Në gjendje shumë të mirë është edhe burri i saj”, – ka thënë Këshilltari Rajonal për Shëndetin në Rajonin e Lazios, Alessio D’Amato.

LEXO EDHE:  Shkundet Shqipëria/ Lëkundje të forta tërmeti në tre qytete

LEXO EDHE:  Tërmet i paparë në Meksikë/ Bilanc tragjik, midis mbi 200 të vdekurve 30 fëmijë të zhdukur

Ndërkohë, presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana, konfirmoi sot infeksionin e një vajze katër vjeçare nga Castiglione d’Adda, një komunë e vendosur në zonën e kuqe.

Këshilltari për Mirëqenie Giulio Gallera tha se ka patur katër fëmijë pozitivë ndaj testeve të koronavirusit në Lombardi: dy 10 vjeç, një 15 vjeç dhe një 4 vjeç, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet e mirë dhe e qëndrueshme.

LEXO TE PLOTE