LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i Milena Haritos/ E merr kandidatin e shpall kryebashkiak (Foto)

1 Maj 2015, 18:12, Aktualitet CNA

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, ka inspektuar shkollën ?Halim Xhelo? në Vlorë e ndjekur edhe nga kandidati për bashkinë e Vlorës, Dritan Leli.

Si ka mundësi që ndodh ky skandal kur një ministre në mënyrën më të papërgjegjshme merr pas vetes një kandidat të një force politike në inspektimet në shkollën që ajo ka në patronazh.

Dritan Leli, me të vërtetë është kandidati për bashkinë e Vlorës, por strategjia e qeverisë për ti dhënë çdo ministri nga një shkollë në patronazh nuk kishte për qëllim promovimin e apo marketingun politik të kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit.

Gjithashtu, nëse Ministrja Harito dëshironte të shoqërohej nga dikush, atëherë mund të kërkonte ndihmë në Bashkinë e Vlorës, e cila është institucion në funksion dhe me kryetar deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Me këtë veprim, Harito po luan pisët, duke mos lejuar një garë të drejtë për zgjedhjet e 21 qershorit. Sharlatanizmat e Milena Haritos që bëjnë të qeshin të gjithë kabinetin qeveritar duket se nuk përfundojnë vetëm në Tiranë por tashmë kanë filluar të shëtisin edhe nëpër qytete të tjera.

Lajmet e fundit nga