Connect with Us

Nepal/ Një grua nxirret e gjallë nga rrënojat 128 orë pas tërmetit

Bota

Nepal/ Një grua nxirret e gjallë nga rrënojat 128 orë pas tërmetit

Publikuar

-

Përveç Pemba Lamas, 15-vjeçarit që u nxorr i gjallë nga rrënojat e një shtëpie në Katmandu, dje, një ekip i përzier nepalezo-izraelit shpëtoi, 128 orë pas tërmetit të së shtunës, edhe një grua 24-vjeçare.

”Bëhet fjalë për Krishna Devi Khadka”, njoftoi sot gazeta nepaleze ”Kantipur”. Edhe Krishna ishte bllokuar në një shtëpi në fshatin Gongabu, jo larg kryeqytetit”, shtoi gazeta. Gruaja është dërguar në spital dhe nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë, numri i viktimave pas tërmetit në Nepal arriti në 6 198 dhe i të plagosurve në 13 827 persona.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi “shpërthen” në një qytet të Koresë së Jugut/ Njerëzit u infektuan në një kishë

Publikuar

-

Nga

Rrugët e qytetit të katërt më të madh të Koresë së Jugut u boshatisën sot, pas njoftimit se dhjetëra njerëz ishin infektuar me koronavirus në një kishë, diçka që autoritetet e përshkruan si një “episod përhapjeje në masë.”

Qendrat tregtare dhe kinematë e shkretuara të qytetit Daegu me 2.5 milion njerëz, u bënë ndër pamjet më tronditëse jashtë Kinës të qyteteve të prekura nga shpërthimi i koronavirusit, që autoritetet ndërkombëtare po përpiqen të mos e lejojnë të bëhet një pandemi globale.

Hulumtimet e reja që thonë se virusi është më ngjitës se sa mendohej më parë, e kanë shtuar alarmin. Ndërkaq në Kinë, ku virusi ka vrarë më shumë se 2.100 njerëz dhe ka infektuar afro 75,000, zyrtarët ndryshuan metodologjinë për raportimin e infeksioneve, duke krijuar dyshime të reja në lidhje me të dhënat që ata i përmendin si dëshmi se strategjia e tyre po funksionon.

Në Korenë e Jugut, kryetari i bashkisë Daegu, Kwon Young-jin u tha banorëve të qëndrojnë brenda, pasi 90 njerëz që shkonin në Kishën e Jezusit, Tempullin e Tabernakullit të Dëshmisë shfaqën simptoma të infeksionit dhe u konfirmuan dhjetëra raste të reja.

Kisha frekuentohej nga një grua 61-vjeçare që u testua pozitive, e njohur si “Pacientja 31.” Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e përshkruan shpërthimin në Daegu si një “episod përhapjeje në masë.”

LEXO EDHE:  Shkundet Rumania/ Lëkundjet nga tërmeti ndjehen edhe në tri shtete të tjera

LEXO EDHE:  Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

“Jemi në një krizë të paprecedent,” u tha zoti Kwon gazetarëve, duke shtuar se të gjithë anëtarët e kishës do të testohen. “U kemi kërkuar atyre të qëndrojnë në shtëpi të izoluar nga familjet,” tha ai.

Duke përshkruar rrugët e braktisura, banori Kim Geun-woo, i tha agjencisë Reuters përmes telefonit: “Këtu është sikur dikush të ketë hedhur një bombë në mes të qytetit. Duket si një apokalips”.

Koreja e Jugut ka tani 104 raste të konfirmuara me koronavirus dhe ka raportuar vdekjen e parë./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Xhamajka njeh Kosovën/ Thaçi: Rezultat i punës së vështirë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një tweeti në llogarinë e tij ka njoftuar se Republika e Kosovës është njohur nga Xhamajka.

“Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, shkruan Thaçi.
Thaçi thotë se “Ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga Eliot Engel”.

“Punë e mirë. Faleminderit miqve tanë nga Kingstoni”, pëfundon Thaçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

A po largohet CDU-ja nga qendra?

Publikuar

-

Nga

Fundi i epokës Angela Merkel po afrohet dhe në radhët e partisë së saj po shihet nervozizmi. Djathtas, majtas, në qendër – nga do të orientohet partia e madhe gjermane në të ardhmen?

Një “koalicion i madh” si aleancë midis dy partive popullore CDU dhe SPD me një shumicë – të madhe – konsiderohej prej kohësh si mishërimi i stabilitetit politik në Gjermani. Edhe në landin e vogël të Gjermanisë Lindore, Thüringen, do të mund të realizohej një koalicion i madh – nëse do të mblidhnim votat e dy partive kryesore. Por ato janë  Partia e Majtë (Die Linke) dhe e djathta, Alternativë për Gjermaninë (AfD), pra, dy ekstreme me ideologji diametralisht të kundërta. Partitë klasike të qendrës hyjnë tashmë te partitë e vogla. Një koalicion i partive me ideologji ekstreme, siç ishte ai në Itali në vitet 2018/’19 në Gjermani as që vjen në diskutim.

Ajo që vjen në pyetje është, se a mos duhet të spostohet pak më nga e djathta ose nga e majta partia konservatore e qendrës, CDU, e të bashkëpunojë me AfD-në, respektivisht Të Majtën? Një gjë të tillë deri tani e ka përjashtuar kreu i CDU-së. Enti Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës monitoron disa  pjesë të këtyre partive për aktivitete antikushtetuese. Ish-kryeministri i CDU-së, Lieberknecht ende i bën thirrje partisë së tij të krijojë një koalicion me Të Majtën, për t’i dhënë fund krizës shtetërore.

Jemi kthyer sërish te polarizimi, aq i padëshiruar në Gjermaninë Perëndimore qysh prej vitit 1945. Pas Republikës së paqëndrueshme të Weimar-it dhe prishjes së civilizimit nga diktatura naziste, nuk duhet të ketë “më eksperimente”, kërkonte asokohe kancelari i parë, Konrad Adenauer. Ligji Themelor, pra, Kushtetuta e Gjermanisë, u përpoq të krijojë stabilitet politik me mjete ligjore. Për këtë arsye, për shembull, votat e mosbesimit kundër krerëve të qeverive lejohen vetëm, kur ka një kandidat pasardhës me një shumicë të sigurt votash.

CDU dhe SPD, si parti që përfaqësonin dy  rrymat kryesore politike të shekullit 20, konservatorizmin dhe demokracinë sociale, i dhanë vetes emërtimin “partitë e popullit”. Ato u drejtoheshin kështu sa më shumë qytetarëve, donin të ishin në shërbim të mirëqenies së përbashkët dhe jo të një klientele specifike. Klasifikimi majtas apo djathas, i përhapur nga Revolucioni Francez në 1789, me kontraste të qarta, do të dobësohej në favor të “rrugës së tretë” . Termi balancues “ekonomia e tregut social” e ilustron më së miri këtë qasje. Një model  që ishte mjaft i suksesshëm.

Zgjedhjet fitoheshin në qendër

Në fillim të viteve 1970, një koncept i ri u shtua në politikë: “Qendra”  – dhe avancoi në një slogan të fushatës zgjedhore. Vlerat që ishin lart në kurs ishin masa dhe qendra, konsensusi dhe ekuilibri.

LEXO EDHE:  “Të prekurve nga tërmeti nuk u jepet bonusi i qerasë/ Rikthehen në shtëpitë e pabanueshme”

LEXO EDHE:  Tërmet i fuqishëm në Itali/ Qytetarët braktisin shtëpitë

Por lëvizja drejt qendrës shihej edhe me kritikë. Politologu francez, Maurice Duverger, shkruante qysh në viti 1959 për “fenomenin natyror të dualizmit të partive”. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Francë, pra, demokracitë më të vjetra të kohëve moderne, ky dualizëm ka dy shekuj që ekziston. Dy parti kryesore të majta dhe të djathta luftojnë deri më sot kundra njëra tjetrës. Angela Merkel vazhdoi kursin e qendrës si kancelare dhe kryetare e partisë CDU Me të CDU-ja do të duhej të bëhej sinonim i “qendrës”.

Por, CDU-ja e Merkel-it për të shkuar drejt qendrës pushtoi shumë tema nga demokracia sociale, duke hequr dorë nga disa qendrime deri atëherë karakteristike për konservatorët, si energjia bërthamore ose shërbimi ushtarak i detyruar. Në fund të fundit, duheshin fituar zgjedhjet, siç i tha politikani i CDU-së, Roderich Kiesewetter, DW së, në një intervistë. Pa kursin qendror të Merkel-it “ne do të ishim në opozitë për 10 deri 15 vjet”. Por receta e qendrës pati efekte anësore: forcimin e AfD-së.

Ku është CDU-ja sot? 

Ndarja në frontet e vjetra në “të djathtë” dhe “të majtë” po kthehen sërish, të mishëruara në dy parti, që sa vijnë e forcohen:  AfD dhe E Majta. Po me qendrën, çfarë do të ndodhë?

Socialdemokratët aktualisht po luajnë një rol dytësor, sepse ata e kanë humbur pretendimin për të qenë parti e popullit. Sondazhet nuk u japin më shumë se 15 përqind të elektoratit.

CDU-ja ende nuk e po gjen pasardhes per Angela Merkel-in

Fillimi i luftës për pasardhësin e Merkelit në CDU gjithashtu ka të bëjë me atë se kur dhe në cilin drejtim do të zgjerohet qendra, a do të bëhet ajo më konservatore apo do t’i afrohet të majtës?

Ndërsa njëri nga kandidatët, Norbert Röttgen, dëshiron t’i qendrojë besnik qendrës, kandidatët e tjerë, si Jens Spahn dhe Friedrich Merz, mesa duket janë më afër të djathtës. Por në qendër ka edhe një problem tjetër, sepse shtresa e mesme është e përçarë. Pjesa urbane dhe moderne e saj preferon të votojë  për të Gjelbrit. Kjo parti ka kohë që është spostuar në drejtim të qendrës borgjeze.

Në një ese të botuar së fundmi, sociologu Andreas Reckwitz, përshkruan dy variante se si mund të zgjidhet dilema e partive të popullit sot në Gjermani: Ose partitë e qendrës do të arrijnë t’i integrojnë sërish pjesët e mëdha të elektoratit. Ose do të keminjë polarizim si midis Macron-it dhe Le Pen-it ose Trump-it dhe Demokratëve. Varianti i dytë tashmë ka ndodhur në Thuringen. CDU po përpiqet ta marrë sërish në kontroll situatën – deri më tani pa sukses./ DW

LEXO TE PLOTE