LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Produktet e naftës do t’i nënshtrohen kontrollit rigoroz

30 Prill 2015, 08:42, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferncë për shtyp pak para fillimit të seancës plenare në lidhje me hidrokarburet.

Shefi i ekzekutivit, ka deklaruar se qeveria ka një plan të detajuar, pasi produktet e naftës do t?I nënshtrohen kontrollit rigoroz.

?Rafineritë e naftës do të kontrollohen nga qeveria, nën drejtimin e ministritë të ekonomisë dhe energjitikës? u shpreh kreu i qeverisë.

Rama paralajmëroi se do të ketë tolerancë zero për Shoqëritë e Prodhimit të Naftës dhe përballja me shtetin do të jetë më e ashpër se kurrë më parë.

?Kjo është një betejë me grabitësit e naftës, është betejë jetike për ekonominë shqiptare dhe për mjedisin. E gjithë industria e naftës duhet ta marr këtë mesazh. Ne nuk pajtohemi me asnjë sipërmarrje që shkel ligjin? deklaroi kreyministri Rama.

 

 

Lajmet e fundit nga