LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama e ndjek pas fantazmën e Saliut

30 Prill 2015, 14:30, Aktualitet CNA

Nga Ben BLUSHI

Sic po flas sot kam folur vazhdimisht gjate viteve të fundit por edhe gjate diteve të fundit.  Kam folur për  eksodin, per nevojen fatale qe kane njerezit e për  të ikur nga vendi, për  mjerimin, për  shkollat, për  ineresin publik, për  ndihmen ekonomike për  varferine për  mungesesen e shpreses ne pergjithesi.

Disa kolege ketu jane perpjekur të me kundershtojne dhe mire e bejne. Kundershtimi i tyre me pelqen dhe me shtyn të besoj se kam të drejte. Kundershtimi nuk me shtyn të besoj  ate qe nuk e kam besuar kurre:se interesat e partise nuk mund të jene mbi interesat e shqiperise.

Kete raport me veten e kam patur gjithmone të qarte.E verteta ka me shume rendesi se partija, cdo dite, cdo vit dhe cdo dekike.

Ata qe me kundershtojne besojne të kunderten dhe une i mirekuptoj edhe kur duan të shpetojne partine nga e verteta,edhe kur duan të zgjidhin ndonje pune duke ndare interesin nga e verteta.Kushdo qe mbaron ndonje pune duke me akuzuar mua ka respektin tim si pragmatist dhe si praktik i paqortueshem ne nje shoqeri të varfer ku për  fat të keq sulmohet njeriu për  të rrezuar idene.

Une jam me idene dhe jo me njeriun.Une jam me partine e të vertetes dhe jo të vertetene partise.

Po atyre të gjitheve dua tu them dicka:partite kane lindur për  të shkuar tek e verteta ndryshe nuk do kishim nevoje për  parti.Pushtetet kane prirjen të shtypin lirine dhe partite konkurojne me njera tjetren për  ta penguar kete.

Por sic ka kolege qe me kane kundershtuar dhe e perseris mire kane bere, ka edhe të tjere qe kane shkuar edhe me larg dhe atyre dua tu them dicka sot: pra të gjithe atyre qe me thone se une flas me gjuhen e Saliut.

Duke i hedhur poshte me të qeshur dhe bezdi dua tu them dicka qe ndoshta nuk e dine:

Saliu eshte nje fantazem qe disa i ndjek, ndersa disa të tjere e ndjekin.

Mua as me ndjek dhe as e ndjek por pyetja eshte kush e ndjek Saliun?

Ata qe thone se papunesija eshte rritur ne shqiperi ne dy vitet e fundit apo ata qe kane ne dore ta ulin papunesise dhe spo e bejne sic u premtua me 300 mije vene pune?

Kush e ndjek Saliun?

Ata qe thone se shqiptaret e varfer marrin sot me pak ndihme nga shteti apo ata qe kane ne dore ta rrisin ndihmen ekonomike për  100 mije familje të varfera qe jetojne me 2 mije leke ne dite?

Kush e ndjek fantazmen e saliut?

Ata qe thone se cmimi energjise eshte rritur pertej mundesive të familjeve për  ta paguar apo ata qe kane ne dore ta ulin dhe nuk po e bejne duke e blere energjine nga jashte me shtrenjte dhe duke shitur energjine tone me lire për  tregjet e huaja?

Kush e ndjek Saliun?

Ata qe erdhen ne pushtet për  të lare borxhet e tij qe shkuan mbi 60 për  qind të gdp kombetare apo ata qe moren edhe 1 miliarde dollare të tjera borxh për  me pak se dy vjet cka nuk ishte e domosdoshme?

Kush e ndjek fantazmen e Saliut?

Ata qe thone se duhet të rriten të ardhurat duke balancuaar barren mes të pasurve dhe të varferve apo ata qe sic deklaruan edhe dje megjithese kane rritur të gjitha akcizat kane mbledhur me pak para ne buxhet qe u mungojne rrugeve,shkollave pensioneve dhe pagave?

Kush po e ndjek fantazmen e saliut?

Ata qe thone se duhet të shtojme mbeshtetjen dhe solidaritetin për  të mjeret për  të shmangur shfarosjen e fshatrave dhe qyteteve tona,apo ata qe thone se fajin për  zbrazjen e fshatrave të Shqiperise e ka gjermanija qe kerkon hidraulike,elektriciste dhe puntore krahu?

Kush e ndjek fantazmen e Saliut?

Ata qe thone se duhet investuar me shume ne arsim public për  tu bere nje vend qe konkurron me dije, apo ata qe po sjellin ne parlament nje ligj qe financon universitetet private qe Saliu i ktheu ne zyra pune?

Kush e ndjek Saliun?

Ata qe flasin apo ata qe qeverisin?

Ata qe flasin duke kerkuar ndryshim të kursit të reformave ne dobi të te varferve dhe shteses se mesme apo ata qe konsiderojne reforma marrjen e shtepise ne sekuestro për  shkak të faturave të energjise?

Kush e ndjek ne kete vend standartin e Saliut?

Ata qe thone se duhet të qeverisim ndryshe duke mbajtur premtimet elektorale për  shendetesi falas,per legalizime falas,per libra falas,per ulje të cmimeve, për  ulje të taksave për  të varfrit apo ata qe ne mungese të reformave kane marre ne koalicion të gjitha partite e saliut duke i shperblyer me vende pune qe ia marrin partise se vet?

Kush e ndjek fantazmen e saliut?

Ata qe thone se duhet të dyfishojme ndihmen ekonomike,ata qe thone se duhet të rrisim pagat dhe pensionet, ata qe thone se duhet të shtojme investimet ne zonat e varfera apo ata qe besojne se mjerimi nuk duhet të sherohet, por duhet lyer dhe zbukuruar me pishina,me kulla,me pista skish dhe me ishuj mbi lumenj?

Kush e ndjek saliun ne kete vend?

Ata qe thone se partite tona duhet të jene demokratike dhe të hapura apo ata qe futen kriminelet ne parlament duke e shitur për  koncidenca faktin qe nje makine deputeti nuk kontrollohet megjithese sipas policise ka brenda kokaine?

Kush e ndjek Saliun pra?Ata që po qeverisin me stilin e Saliut pa Saliun?

Ja pra kjo eshte ceshtja:ne po qeveriim si saliu pa saliun.

Une nuk e pranoj kete sic nuk kam pranuar Saliun as dje dhe as fantazmen e tij sot dhe pavaresisht nga kostot e mija do ta them pa pushim sepse jami bindur qe kosto të vertetes eshte me e shijshme se cdo kosto edhe kur ajo eshte  e dhimbshme.

Kush e nuk e di kete le të pyese fatntazmen e Saliut sepse ajo të tregon se cfare nuk duhet të besh dhe se si mund të kthehesh ne fantazem qe ndjek dhe e ndjekin.

Kush ndjek fantazmat duhet ta dije se fantazmat duan shoqeri duan shoke, duan njerez qe tu ngjajne atyre, duan miq për  të vrare vetmine.

Fantazmat jane njelloj si hijet.

Po ti ndjekesh të ndjekin dhe nuk të ndahen derisa të bejne si veten!

Saliu pra do shoke dhe une ju them gjithe shokeve të mi mos i beni shoqeri Saliut!

Lajmet e fundit nga