LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Plotësoni 5 prioritetet

30 Prill 2015, 16:12, Politikë CNA

Parlamenti Evropian ka aprovuar sot rezolutën për Shqipërinë. Raporti i hartuar nga Knut Fleckenstein për progresin në integrimin europian, i kërkon Shqipërisë që të bëjë më shumë përpjekje për plotësimin e 5 prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të anëtaësimit të vendit.

Edhe pse përshëndetet fillimi i zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, Shqipërisë i kërkohet që të bëjë hapa më shumë në forcimin e kapacitetit të një administrate publike të depolitizuar dhe të bazuar mbi meritokracinë.

Duke mbështetur reformën në drejtësi, BE kërkon nga Shqipëria të reformojë sistemin e drejtësisë për t?a bërë atë të pavarur.

Në rezolutë kërkohet gjithashtu forcimi i të drejtave të njejiut, si dhe thellimi përmes rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE kërkon gjithashtu zbatimin e marrëveshjes për deklriminalizmin. Në rezolutë theksohet se se dialogu politik i vazhdueshëm dhe konstruktiv midis forcave politike dhe është premisë kryesore për avancimin e vendit në rruëgn e integrimit europian.

Lajmet e fundit nga