LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mitet popullore të dietave

29 Prill 2015, 22:50, Lifestyle CNA

A ju shëndosh të ngrënit natën vonë?

Nuk ka asnjë dëshmi bindëse se ushqimi natën vonë ju shton peshën, vetëm se duhet ndjekur disa rregulla të thjeshta. Ajo që dimë është se sa më shumë kalori që merrni aq më shumë peshë vendosni dhe shumë persona që hanë natën priren që të hanë me tepri dhe zgjedhin ushqime me shumë kalori. Megjithatë, ngrënia përpara gjumit mund të çojë në urth dhe dispepsi. Kështu që përpiquni që vaktet të jenë të rregullta në kohë dhe sa më herët.

A janë disa sheqerna më keq se të tjerat?
Sheqeri i tryezës, mjalti dhe shurupi i misrit i lartë në fruktozë kontribuojnë në kalori. Deri më tani, studimet tregojnë se organet tona absorbojnë sheqernat e tepërta si nga shurupi i misrit i lartë në fruktozë dhe nga sheqeri i tryezës, në të njëjtën mënyrë. Në vend që të shmangim një lloj të veçantë sheqeri, duhet të përpiqemi të kufizojmë sheqernat e shtuara të çdo lloji, si ato në pijet me sodë, karamele dhe ëmbëlsirat e tjera.

Sa më pak yndyrna që të hani, aq më mirë!
Trupi që të jetojë ka nevojë për tre ushqyes: proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat. Po, yndyrna! Yndyrnat e mira të gjetura në ushqime si arra, fara, peshk, avokado, ullinj, dhe qumështit me yndyrë të ulët ju japin energji, ju ndihmojnë në rindërtimin e qelizave, dhe në prodhimin e hormoneve të nevojshme. Yndyrnat që duhen kufizuar apo shmangur në përdorim janë yndyrnat e ngopura dhe ato trans, që gjenden në ushqime si margarine, gjalpë, qumësht me yndyrë të lartë, mish të kuq dhe shumë ushqime të përpunuara.

18:00 Lifestyle

Problemet me poret

 Poret janë një problem mjaft shqetësues për femrat sepse ly...

Lajmet e fundit nga