LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majko-opozitës: Ministra të Ramiz Alisë ka si nga ju dhe nga ne!

30 Prill 2015, 13:09, Politikë CNA

Ish-Kryeministri Pandeli Majko deklaroi sot në seancën parlamentare se  ministra komunistë të Ramiz Alisë janë edhe në qeverinë aktuale, ashtu siç kanë qenë në atë paraardhëse.

Lidhur me titullin ?Hero i Popullit? që mban ende ish-diktatori Enver Hoxha, ai kritikoi opozitën, se e kanë patur mundësinë ta ndryshojnë kur ishin në pushtet:

“Projektligji duhet të na bëjë të reflektojmë. Mos të bëjmë sikur në këtë vend nuk është qeverisur me patetizëm lidhur me atë që ka ndodhur para viteve ?90. Dekoratat që ka mbajtur Enveri, Mehmeti etj etj… këtu ishit, nuk erdhët nga hëna, t?i kishit hequr, të gjithë presidentët i keni propozuar ju. Këtu ishit, pse bëni sikur keni ardhur nga hëna.” tha Majko.

Lidhur me projektligjin e lustracionit që kanë propozuar deputetët opozitës, ai tha se drafti është rrëzuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, ndaj në këto kushte mazhoranca nuk mund ta votojë.

Lajmet e fundit nga