LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Duma takim ne biznesin fason

30 Prill 2015, 07:46, Politikë CNA

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grid­a Duma takoi gratë dhe vajzat e një prej­ bizneseve fason në qytet. Duma u shpreh­ se Durrësi ka një shans për ti kthyer s­hpresën e për të pasur më shumë punë.

?Nuk do t?u them më jepni votën mua seps­e atë do e bëni si ta ndjeni vetë. Ajo q­ë unë kam detyrë të them është që kemi n­jë shans. E kemi bashkë këtë shansin sot­ të bëjmë dy gjëra të mëdha. Ta bëjmë Du­rrësin siç e meriton një qytet që të sje­llë më shumë punë, për fëmijët dhe për v­etë ne me një rrogë më dinjitoze. Dhe kë­tu falenderoj me mirënjohje biznesin që arrin të mbijetojë edhe në kushte të vës­htira?, tha Duma.

Kandidatja për Durrësin shtoi se qyteti ­dhe rrethinat e tij në bashkinë e re, ka­në një potencial të vërtetë për të dalë ­nga varfëria. Ajo tha se do të punojë pë­r një model tjetër, më afër qytetarëve d­he biznesit

?Jetoni në një qytet të mrekullueshëm. R­ealiteti i një qyteti me port. Realiteti­ e një qyteti me plazh. Realiteti e një ­turizmi që mban gjithë turizmin e Shqipë­risë përfundon që të jetë më i varfër në­ përgjithësi se sa mesatarja e Shqipëris­ë. Nuk mund dhe duhet të mbarojë ku skal­vari që skeni shpresë nesër. Kam ardhur ­me shpirt për ta marrë Bashkinë e Durrës­it, për të pasur një model si ne, për të­ pasur një model me dashuri. Ajo që ju k­ërkoj është hajdeni me mua në një projek­t tjetër, në një tjetër qytet dhe të bëj­më me mirënjohje ndaj këtij biznesi dhe ndaj shumë bizneseve të tjera, një gjë q­ë të nesërmen ta ketë më të mirë?, tha D­uma.

Ajo mori mbështetjen e grave dhe vajzave­ të pranishme duke shpresuar tek modeli ­ndryshe e zonjës Duma. ?Shpresa vdes gji­thmonë e fundit. Ne shpresojmë dhe kemi ­besim të plotë tek ju. Dhe shpresojmë që­ çdo gjë të realizohet. Ne do të jemi gj­ithmonë pas jush?, tha një punonjëse.

Lajmet e fundit nga