LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andrea Mano sakaton listat e Këshillave Bashkiake/ Konflikt me kandidatin Belishta

30 Prill 2015, 16:12, Aktualitet CNA

Një konflik i hapur ka lindur ditët e fundit në degën e PD Korcë. Gjithcka ka filluar pas vetos të kryetarit të degës Andrea Mano, për të vendosur ai emrat e kandidatëve për keshillin bashkiak.

Në Bashkinë e Korcës, është miratuar parimisht një listë me 100 emra për Këshillin e Bashkiak, kjo listë sipas Manos do miratohej në Tiranë. Mesohet se lista nuk është diskutuar dhe votuar në asnjë strukturë, por me një mashtrim dhe lojë kreu i PD Korcë, ke gjetur zgjidhje Tiranën.

Burime nga PD thanë për cityfm.al se lista përmban emra pa shkollë, injorante klasikë dhe disa persona me precedent penale. Por kjo listë nuk përjashton edhe emra qytetarësh dhe intelektualësh, por shumica duken emra të vendosur me porosi nga kreu i degës, i cili kërkon te forcojë pozitat e tij dhe jo të fitojë zgjedhjet lokale. Ai kërkon të ketë pula e servile dhe jo intelektualë në struktura.

Konflikti me kandidatin e Bashkise Maliq

Një incident i ashpër ka ndodhur sot mes Manos dhe kandidatit për bashkinë Maliq, Xhevdet Belishta. Ky i fundit është përplasur ashpër me Manon dhe sekretarin e degës Devis Osmani, një person me rekorde korruptive dhe penale. Belishta ka kërkuar që si kandidat të ndikojë për listën e këshilltarëve, por reagimi i Manos ka qenë i ashpër.

?Këtu vendos une, listën e bëj si të dua unë, ashtu sic e bëra dhe të Korcës. Në listë do jënë ata që them unë?, është shpërhur Mano në takim. Përplasja e tyre ka qenë e ashpër sa pas takimit Belishta ka deklaruar se do hidhte celsat në rast se Mano do vazhdonte këshu, pra do linte kandidimin. ?Le të kandidonje Mano?, ka theksuar ai.

Në listën e bashkisë Maliq mësohet se Mano ka vendosur delegatët dhe mbështetësit e tij, ku nuk përjashtohen llamarinistët apo fshesaxhinjte. Gjithsesi Mano nuk është dorëzuar dhe ka vënë veton për listat e Këshilltarëve në këto dy bashki, pra Korcë dhe Maliq, duke ndikuar jo pak në mbështetjen ndaj kandidatëve.

Duket qartë si një skandal i dytë pas dështimit të mitingut të Bashës në Korcë, prej tij. Cdo përpjekje e Andrea Manos, duket si një levizje për të dëmtuar kandidatët në garë, pasi janë zgjedhur kundër vullnetit të tij. Duket se miqësia, dashuria, pazaret dhe detyrimet ndaj Niko Peleshit nuk po e përmbajnë dot kreun e PD-së në Korcë.

 

Lajmet e fundit nga