Connect with Us

29 vjet pas katasfrofës / Jeta vazhdon në Çernobil

Histori

29 vjet pas katasfrofës / Jeta vazhdon në Çernobil

Publikuar

-

Një tabelë paralajmëron: “Kujdes nga ujqërit. Mos ec përreth zonës së termocentralit, dhe lëviz vetëm me autobusët e linjës!!”. Lajmërimi është vendosur në një gardh, përreth zonës ku pijnë duhan punëtorët, afro 50 metra larg nga ndërtimi i armaturës metalike, që mbuloi reaktorin numër 4 bërthamor të Çernobilit.

Fauna e egër është shumuar në këtë zonë, ndërsa shumica e njerëzve janë evakuuar në vitin 1986, nga ajo që është përcaktuar zyrtarisht si “zona e përjashtimit”. Pavarësisht nga kjo, më shumë se 5000 njerëz aktualisht jetojnë dhe punojnë këtu, një hapësirë që me sa duket është ende e ndotur nga katastrofa më e rëndë bërthamore në botë.

Pasi reaktori i katërt shpërtheu më 26 prill 1986, si rezultat i një testi që shkoi gabim, si pasojë e një defekti, por edhe neglizhimit të rregullave të sigurisë, më shumë se 200 mijë persona u evakuuan nga zona përreth termocentralit të Çernobilit, dhe një strukturë fillestare e kontrollit të ndotjes u ndërtua me ngut rrotull reaktorit të katërt, i njohur gjerësisht si sarkofagu.

Sipas Organizatës Botërore të Shendetësisë, deri 4 mijë njerëz raportohet se kanë vdekur nga sëmundjet e shkaktuara, si pasojë e ekspozimit ndaj rrezatimit nga ai aksident. Puna për 3 reaktorët e tjerë, u ndërpre ditën e aksidentit, por rifilloi sërish në fund të vitit 1987. Procesi i mbylljes së plotë filloi në vitin 1995, dhe përfundoi vetëm në 2000.

Që prej aksidentit, u përcaktua një zonë përjashtimi, në një rreze prej 30 kilometrash në vijë ajrore, e cila është perceptuar kryesisht si një zonë e përhumbur, e jetës së braktisur dhe qytezave fantazëm. Studimet më të fundit, kanë treguar se specie që deri pak kohë më parë ishin pranë zhdukjes, janë rishfaqur në këtë zone, ku njerëzit nuk janë më dominues.

Megjithatë, në qytetin e Çernobilit jetojnë ende 2200 persona, që punojnë në shërbime hotelierie, menaxhimin e mbetjeve radioaktive, pylltarisë dhe menaxhimin e ujit. Vetë termocentrali punëson ende 2600 vetë, të cilët e mbajnë reaktorin në gjendje të ngrirë, duke kontrolluar karburantin bërthamor, mbetjet dhe pajisjet e vjetra.

“Agjencitë shtetërore, po e menaxhojnë të gjithë procesin, shpenzimet paguhen nga buxheti i shtetit, 209 milionë hrivnia për zonën përreth, dhe 750 milionë për centralin bërthamor”-thotë Vitali Maljuk, zëvendëskryetar i qendrës për mbështetjen organizative, teknike dhe menaxhimin e zonës së përjashtimit.

Aty janë angazhuar rreth 1500 punëtorë, të përfshirë në ndërtimin e struktures së re të kontrollit, për të evituar dëmet anësore nga degradimi i sarkofagut, për shkak të viteve të shumta që kanë kaluar. Punëtorët pijnë duhan, dhe disa duket se kujdesen për pluhurin radioaktiv. “Zona e pirjes së duhanit në fillim ka qenë larg prej këtej, pastaj u zhvendos më pranë”- thotë Kalil Kalilov, një inxhinier nga Azerbajxhani. “Është thjesht shumë më e përshtatshme, pasi të gjithë pijnë duhan.

Çdo gjë është në rregull”- shton ai.

Kalilov, është një nga 11 inxhinierë azerë dhe një nga 200 punëtorët e huaj të punësuar këtu. Rekrutimi i të huajve, që të vijnë dhe punojnë në Çernobil, mbetet një sfidë. “Ne përpiqemi të marrim njerëzit më të mirë për çdo detyrë”-thotë Nikolas Keil, drejtor i projektit në “Novarka Consorcium”. “Për momentin, këtu kemi burra nga 23 vende të ndryshme. Është e vështirë për t’i bindur njerëzit të vijnë, por kur ata janë këtu, është mjaft e lehtë për t’i mbajtur”- nënvizon ai.

Tim Rea, kreu i projektit për menaxhimin dhe përmirësimin e sigurisë së Çernobilit, që po punon për ruajtjen e mbetjeve bërthamore, është një nga ata që gëzon mbështetje dhe një shërbim të cilësisë të lartë mjekësore. “Ne po e monitorojmë vazhdimisht situatën, duke kryer kontrolle të përgjithshme dhe specifike shëndetësore. Të punosh këtu, përfiton një shërbim shumë të mirë të huaj mjekësor”-tha ai për “Kyiv Post”. “Nëse unë fluturoj nga Londra për në Shtetet e Bashkuara, do të marr më shumë se rrezatim, sesa po të qëndroj këtu”- thekson ai.

Rea pretendon ai merr 0.01 milisivert rezatim në muaj, ndërsa një orë fluriturim në avion është e barabartë me 0.1 milisivert, ndërsa nga një skaner në gjoks në spital, një person merr 0.5 milisivert rrezatim. Sëmundjet nga rrezatimi, mund të shkaktohen si pasojë e një doze mbi 300 milisivert, ndërsa maksimumi i dozes së lejuar vjetore për punëtorët është 50 milisivert.

Zherar Le Guoks, një inxhinier francez në pension, vendosi t’i japë një ndihmë Çernobilit, dhe po punon prej 2 vjetësh në ndërtimin e strukturës së re. “Unë isha në pension, pasi punova për 40 vjet me rradhë për kompaninë e ndërtimit Eifel. Ky ishte një shans, për të bërë diçka të jashtëzakonshme. Unë e di se rreziku është këtu, por e di gjithashtu se masat e sigurisë po respektohen me rreptësi. Nëse ndodh diçka, (radioaktiviteti) do të mbërrijë gjithësesi në vendin tim brenda 2 orësh. Unë jam i kënaqur që jam këtu. Kjo nuk është një jetë normale, por nuk është edhe aq vështirë”.

Nga totali, 1300 punëtorë janë ukrainas. Ata punojnë me turne 15-ditore, dhe pastaj shkojnë sërish në shtëpitë e tyre, në qytete dhe fshatra të ndryshme në gjithë Ukrainën. Shumica e të huajve, qëndrojnë jashtë zonës së përjashtimit prej 30 kilometrash në qytezën e Slavutiç, dhe koha e kufizuar që kalojnë në vend është 2.000 persona në vit.

Rreth 180 “banorë” të paligjshëm, kryesisht pensionistë, jetojnë të braktisur në Çernobil dhe fshatrat përreth. “Para evakuimit, ata jetonin në shtëpitë prej druri me kopshte të vogla, në afërsi të pyjeve, nëpërmjet peshkimit dhe mbledhjes së kërpudhave. Por pastaj, ata u zhvendosën për të jetuar në “kuti guri”. Thjesht nuk mund të qëndronin më aty”-thotë Maljuk. /Bota.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Dimitri Poljakov, kush ishte spiuni sovjetik që i siguroi Perëndimit fitoren e Luftës së Ftohtë

Publikuar

-

Nga

Në vitin 1984, agjentët e shërbimit sekret amerikan, që monitoronin shtypin sovjetik, vërejtën një artikull alarmante në një gazetë ruse. Nuk ishte ndonjë ekspozim i agjentëve amerikanë në Bashkimin Sovjetik, apo një rrëfim shqetësues mbi qëndrimet ndaj Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë.

Përkundrazi, artikulli fliste për zhytrën, një zog i vogël uji, që zakonisht jeton në Evropën Lindore. Për zyrtarët e CIA-s, kjo gjë nënkuptonte telashe. Uashingtoni kishte prej kohësh një marrëveshje të fshehtë me një agjent të dyfishtë rus të quajtur “TOP HAT”.

Nëse ai dëshironte të kishte kontakte me ta, do ta tregonte këtë duke botuar një shkrim mbi këtë lloj zogu të veçantë. A ishte në rrezik “TOP HAT”? Siç dukej po. Menjëherë pas atij shkrimi, spiuni më i vlefshëm i SHBA-së, Dimitri Poljakov, u zhduk. Për afro 25 vjet, oficeri i inteligjencës ushtarake sovjetike, kishte shërbyer si burimi më i besueshëm i Shteteve të Bashkuara në ushtrinë sovjetike, duke siguruar informacione me vlerë, dhe duke u shndërruar në një legjendë të spiunazhit.

Dokumentet e servirura nga Poljkakov, orientuan si duhet strategjinë e SHBA-së ndajKinës gjatë Luftës së Ftohtë, dhe e ndihmuan ushtrinë amerikane të vendoste si të merrej me armët e epokës sovjetike. Poljakovit i njihet merita pengimit të përshkallëzimit të Luftës së Ftohtë në një luftë të nxehtë, duke i dhënë Shteteve të Bashkuara informacione të detajuara, mbi ato që ishin prioritetet e Bashkimit Sovjetik.

Por a ishte Poljakov një agjent i dyfishtë…apo i trefishtë, që e mashtroi SHBA-në me sugjerime dhe dezinformata të rreme? Dhe çfarë ndodhi pas zhdukjes së tij të papritur? Ai lindi në vitin 1921 në Ukrainë. Pas shërbimit në Luftën e Dytë Botërore, u rekrutua nga GRU, shërbimin inteligjent ushtarak të Bashkimit Sovjetik.

Ai nuk ishte tipi i njeriut, që mund të dyshohej si spiun. Në dukje, ai ishte një punonjës i zellshëm i shërbimit. Por kur u ngrit në detyrë në radhët e GRU, duke ndjekur protokollin dhe patur një jetë në dukje të zakonshme, ai nisi të punojë për të minuar vetë Bashkimin Sovjetik.

Në atë kohë, GRU kishte agjentë në të gjithë botën, dhe kishte për detyrë të mësonte gjithçka të mundshme mbi jetën, prioritetet dhe asetet ushtarake amerikane. Shtetet e Bashkuara bënë të njëjtën gjë me Bashkimin Sovjetik, por për një kohë e patën shumë të vështirë, për shkak të fshehtësisë absolute që karakterizonte inteligjencën sovjetike.

Kjo derikur kur Poljakov iu ofrua CIA-s si një agjent i dyfishtë. Në atë kohë, ai ndodhej në Misionin Sovjetik në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Megjithëse Poljakov kishte qenë një besnik i madh i Bashkimit Sovjetik, ai po neveritej gjithnjë e më shumë nga ajo që e shihte si një korrupsion masiv dhe një dështim të parashikueshëm të udhëheqësve sovjetikë.

Prandaj ai i ofroi shërbimet e tij SHBA-së. Një oficer i CIA që bashkëpunoi me Poljakovin, besonte se motivimi i sovjetikut për të ndihmuar amerikanët, buronte nga shërbimi i tij në Luftën e Dytë Botërore. “Ai kundërshtoi tmerret, masakrat, gjëra kundër të cilave kishte luftuar më herët. Ai ishte kundër korrupsionit, që pa se po gjallonte në Moskë”- deklaroi një burim për Elen Shenon të revistës “Time”.

Poljakovi e konsideronte veten “një patriot rus”, shkruan Ronald Kesler. Ai bënte një jetë modeste, dhe refuzoi të pranojë shuma të mëdha parash për punën e tij. Këmbënguli të paguhej vetëm 3.000 dollarë në vit. Dhe paratë nuk iu dhanë kesh. Përkundrazi, shkruan Kesler, Poljakov pranoi pagesa në formën e pajisjeve elektrike, mjeteve të peshkimit dhe pushkëve.

U deshën vite që spiuni të vërtetonte besnikërinë e tij, ndaj zyrtarëve mosbesues të inteligjencës amerikane. Por sapo ai nisi të transmetojë informacione, mosbesimi u kthye në besim të plotë. Poljakov siguroi një sasi materialesh të jashtëzakonshme, të marra nga agjentët e tij gjatë daljeve për peshkim.

Informacioni që u dha amerikanëve vërtetoi ndër të tjera, se marrëdhëniet midis Bashkimit Sovjetik dhe Kinës, po bëheshin gjithnjë e më të tensionuara. Nga ana tjetër SHBA-ja, shfrytëzoi rastin teksa u përpoq të rilidhte marrëdhëniet diplomatike me Kinën. Ndërkohë Poljakov demaskoi spiunin britanik Frenk Bosard, që u kap duke iu shitur sekrete sovjetikëve.

Për shkak se kishte qasje tek shumë lloje informacionesh, ai siguroi një sasi infromacionesh unike. Ai u dha amerikanëve shumë informacione edhe mbi Luftën e Vietnamit. Në total bëhej fjalë për 25 sirtarë me dosje sekrete. Por në vitin 1980, agjenti i dyfishtë u thirr në Moskë. Pastaj papritmas u nxorr në pension dhe u zhduk nga skena.

Sovjetikët kishin nisur në atë kohë arrestimin dhe vrasjen e agjentëve amerikanë. Megjithëse disa këmbëngulën se Poljakov kishte dalë thjesht në pension, të tjerët shqetësoheshin se ishte ekzekutuar. Pastaj në vitin 1990, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste “Pravda”, botoi një artikull që deklaronte se Poljakov ishte një spiun i amerikanëve.

Ai ishte arrestuar dhe dënuar me vdekje. Ekspertët e inteligjencës amerikane, e kuptuan synimin e artikullit të koduar.  “Poljakovi kishte vdekur si një tradhtar, siç sugjeronte Pravda, apo ishte një hero i fshehtë, që ishte tërhequr në pension, në fund të një karriere të guximshme?”- spekuloi eksperti i inteligjencës Tomas Pauers në “Los Angeles Times”.

Vetëm një gjë është e sigurt në lidhje me këtë çështje:”Cilido që vendosi ta botojë artikullin në “Pravda”, ishte me siguri i gatshëm t’i kujtojë botës se Lufta e Ftohtë mund të ketë përfunduar, por lufta mes shërbimeve sekrete vazhdon përgjithmonë”.

Kolegët amerikanë të Poljakovit e vajtuan mikun e tyre. Sipas Pravda-s, spiuni që kishte ndihmuar aq shumë Shtetet e Bashkuara, ishte ekzekutuar në vitin 1988. Për vite me radhë, SHBA-ja dyshonte se ishte Aldrih Ejms, një agjent i dyfishtë amerikan që u dënua për spiunazh kundër Shteteve të Bashkuara në vitin 1994, ai që e kishte demaskuar Poljakovin.

Por në fillim të viteve 2000, zyrtarët e CIA-s zbuluan se Ejmsi nuk ishte i vetmi që kishte kontribuar në fatin tragjik të agjentit të tyre. Në vitin 2001, ish-agjenti i FBI Robert Hansen u akuzua për spiunim për llogari të Moskës, dhe zyrtarët e FBI-së mësuan se ai e kishte denoncuar Poljakovin tek shefat e tij rusë.

Kjo gjë kishte ndodhur të paktën 5 vjet para se Poljakov të akuzohej për spiunazh, duke ngritur pikëpyetje nëse gjenerali ishte joshur të kthehej sërish në anën e sovjetikëve, ndoshta duke i dhënë informacione të pavërteta inteligjencës amerikane në vitet e fundit të shërbimit të tij.

Pra, a ishte Polyakov një aset i vërtetë për SHBA-në, apo një spiun i trefishët, që i kishte dhënë amerikanëve më shumë dezinformata sesa informacione sekrete? Ish-drejtori i CIA-s, Xhejms Uzlej është shprehur në vitin 2001:”Ajo që bëri për Perëndimin gjenerali Poljakov, nuk ishte thjeshte ndihma për fitimin e Luftës së Ftohtë. Ai pengoi që Lufta e Ftohtë, të mos shndërrohej në një luftë të nxehtë”.-përshtatur nga CNA.al. 

LEXO TE PLOTE

Histori

“Xhufi nuk di as të gënjejë”/ Nuk përmbahet më Kastriot Dervishi

Publikuar

-

Nga

Historiani Kastriot Devishi, i drejtohet kolegut të tij historian, Pëllumb Xhufit duke thënë se nuk di as të gënjejë.

Sipas Dervishit, Xhufi gënjen kur thotë se Vatikani nuk e ka përfshirë në  listen e Martirëve At Lekën pasi sipas tij, u vra nga komunistët sepse luftonte kundër partizanëve.

Ndër të tjera Dervishi shton se “Xhufi është i tillë sepse prindërit i ka partizanë të 1943 ose 1944-s. Gjithçka e tij është propagandë e një njeriu të indoktrinuar qysh në lindje e pa lidhje me historinë e kësaj kohe.”

Postimi i plotë i Devishit

Xhufi nuk di as të gënjejë

Një ndër mbrojtësit e krimeve të komunistëve gjatë dhe pas luftës, në gënjeshtrat e shumta edhe me “diversantë”, agjentë të CIA-s, etj, sot ndër të tjera, shkruan në llogoren e kuqe se At Lekë Luli u vra (në korrik 1944 ) nga komunistët sepse luftonte partizanët.

Dhe gjasme po sipas kësaj logjike, Vatikani nuk e paska përfshirë në listën e martirëve (e cila deri tani është plotësuar në gjysmën e saj dhe nuk ka lidhje me 2-3 emra).

Rri që rri e shëllehet në gjolin e Pogradecit, por ndihmon edhe agjitpropin e grupimit ku bën pjesë. Që këtu kuptohet falsiteti i “antifashizmit” të tyre dhe qëllimi i vërtetë, mbrojtja e çdo gjëje komuniste.

Xhufi është i tillë sepse prindërit i ka partizanë të 1943 ose 1944-s. Gjithçka e tij është propagandë e një njeriu të indoktrinuar qysh në lindje e pa lidhje me historinë e kësaj kohe.

Kur Atë Leka internohej nga fashistët, paraardhësit e Xhufit ishin angazhuar në sektorë mëditje dhe as u shkonte në mendje lufta ndaj fashizmit.

Atë Lekë Lulin, në librat e tyre komunistët e akuzojnë si “ndërlidhës të gjermanëve dhe anglezëve” (kurrkund në botë nuk mund të gjesh gomarllëqe të këtij niveli). Xhufi nuk e thotë dot në këtë formë tashmë, por në të pavërteta të tjera.

At Lekë Luli u vra pabesisht e pas shpine së bashku me shoqëruesin e tij nga Përmeti, sapo kishin mbaruar takimin me misionarët britanikë dhe po shkonin në takim në Tropojë.

Jo vetëm u vranë dhe vodhën nga “çlirimtarët” e batalionit “Perlat Rexhepi”, por kufomat e tyre u dogjën. Meqë Xhufi pretendoka “luftime” të At Lulit me partizanët, le ta provojë qoftë me një dokument të vetëm.

Shokë komunistë! Vazhdoni në rrugën e kuqe, por na shkruani edhe për “meritat” e shokëve Miladin Popoviç, Dushan Mugosha dhe Velimir Stojniç, produktin e të cilëve na e mbroni me fanatizëm. I keni harruar fare meritat e tyre.

Kritikoni edhe shqiptarët e Kosovës që shtëpinë e shokut Miladin në Pejë, dikur muze i lanç-it, e kanë kthyer në muze të luftës kundër serbëve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

25 vite burg e internim/ Ylber Merdani: Më spinuan shokët për disa poezi

Publikuar

-

Nga

 Si e shkatërroi komunizmi familjen e shquar korçare, Merdani, duke i konfiskuar pasurinë, burgosur dhe internuar deri në 1990. Dëshmia e Ylberit për Spaçin: Më vunë dërrasë me gozhdë në kurriz

Ylber Merdani është një nga të mbijetuarit e krimeve komuniste dhe një nga dëshmitarët okularë dhe pjesëmarrës të revoltës në burgun e Spaçit, ku dëshmon se si burgu menjëherë pas revoltës, u vu në gjendje gadishmërie, duke bërë tortura nga më të tmerrshmet, deri në ekzekutim të atyre që ishin organizatorët e revoltës. Origjina e tij është nga një familje e shquar korçare, gati 300-vjeçare, e cila përjetoi një kalvar të gjatë përndjekjesh, duke vuajtur nëpër kampet dhe burgjet e regjimit komunist. Ylberi, i biri i Fuat dhe Fatime Merdanit, ka vuajtur sistemin e përndjekjes, duke u dënuar nga viti 1967 ku u internua sëbashku me të atin, të ëmën, vëllain dhe motrën, në Pulahë të Oparit dhe më pas, u arrestua më 9 qershor 1969 për disa poezi, të cilat i dërguan tek Sigurimi i Shtetit, miqtë e tij të ngushtë Petrika dhe Mihal Bacu, duke u dënuar me 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë (për dorëshkrimet e poezive që cënonin diktaturën). Dënimin e vuajti në burgun e Spaçit. U lirua më 1977 dhe menjëherë pas daljes nga burgu, u internua në Shtyllë të Vithkuqit, atje ku e priste edhe familja e tij. Kalvari i vuajtjeve përfundon në 1990. Sot ai është 80 vjeç dhe ka marrë titullin Kryetar Nderi i Shoqatës së të Përndjekurve në qytetin e Korçës. Z. Ylber Merdani ka kontribuar me shumë botime të tij për zbardhjen e krimeve komuniste jo vetëm për familjen Merdani, por edhe për bashkëvuajtësit e tij.

Intervistoi Najada Pendavinji/Kujto.al

Merdani, mund të na tregoni diçka për familjen Merdani para se të niste persekutimi komunist?

Unë kam lindur në Korçë në vitin 1940. Jam i biri i Fuat dhe Fatime Merdani, pinjoll i fisit të shquar të Merdanëve. Merdanët janë vendosur në Korçë këtu e 300 vjet më parë. Gjyshërit e mi janë marrë me tregëti  dhe tregëtia e ndershme të ngre kur i thonë fjalës, në aspektin moral dhe financiar dhe arritën te jepnin mall me shumicë deri në Rajcë, Ersekë dhe në fshatrat e Devollit. Në vitin 1919, formuan firmën tregëtare “Magazia Drejtësia”, ku ishin bashkëpronarë Fuati babi im, Qemali dhe Reshati, dy xhaxhallarët e mi. Tashmë është dokumentuar se fisi Merdani ishin filantropë, ishin bamirës të njohur.  Familja Merdani, ndihmonin njerëzit në nevojë, ndihmonin vajzat për të bërë pajën, dhuronin herë pas here fonde për familjet e varfëra, për ndërtimin e rrugëve, ndihmonin kolegët e tyre për të hapur dyqane, ndërsa iu jepnin mall pa pagesë dhe kur të krijonin pozitën e tyre ekonomike i sillnin. Deri vonë, unë mbaj mend që mjetet e kuzhinës në spitalin e Korçës, mbanin firmën e Merdanëve të dhuruara nga ata. Fituan respektin e korcarëve. Ishin njerëz që nuk u morën me politikë, por politika u mor me ne. Mirëpo erdhën ato vite të pas luftës dhe u zbatuan ato lista që i kishin bërë që në mal ata komunistët dhe dihet tragjedia që ndodhi, të parët që u sulmuan ishte aristokracia e qytetit, bejlerët, tregëtarët, të etiketuar si kulakë, ajka e këtyre njerëzve filluan që të përballeshin me sistemin komunist. Filloi me rradhë t’i merrnin prindërit tanë  në hetuesi që të nxirrnin floririn që gjoja e kishin fshehur. Mbaj mend kur doli babai mbas 18 muajsh nga hetuesia, doli me një dorë gjysëm të paralizuar.

Kur filloi internimi juaj?

Në vitin 1957, në shtëpinë tonë, erdhën disa njerëz të qeverisë dhe na thanë se duhej të dilnim nga shtëpia. Partia na kishte gjetur një vendstrehim tjetër. Na strehuan nëpër hauret e katavaroshit nëpër shtëpitë e pabanuara që ishin jashtë standardit për të jetuar, ndërsa në shtëpinë tonë do të strehoheshin ata drejtorët, oficerët dhe komandanti i burgut. Përfundimisht që nga 1967 filluan ato çmenduritë e paronajakut, ishte koha e kinezërirave. Ishte koha kur diktatori kishte filluar të jepte sinjalet e traumatizimit mendor. Dhe që atëherë, fillova edhe unë personalisht ta ndjeja atë thundrën e hekurt të diktaturës. Në 1967, fare kot pa asnjë problem, na internojnë në një kooperativë malore në Pulahë të Oparit, së bashku me familjen. Ne ishim thjesht punëtorë kooperative dhe merrnim 5 lek të vjetra për ditë pune që mund të blije vetëm një shkrepse, nuk kishim të drejtën e tokës apo të bagëtive, ishim thjesht punëtorë kooperative që shteti komunist ja kishte marrë pasurinë. Më besoni, aty jam ndeshur ballë për ballë me mjerimin që e kujtoja kushedi sa herë, por deri atë kohë kisha qenë mësues dhe e shikoja mjerimin tek nxënësit e mi në  fshatrat e Librazhdit dhe më kujtohej ai Luli i Vocërr. Por megjithatë aty u pashë sesi dridheshin ato flokët e thinjur të prindërve të mi dhe unë nuk kisha mundësi sesi t’i ndihmoja se i kisha duar e këmbë të lidhur. Përfundimisht aty shpërtheu ai frymëzimi duke i kthyer ato emocione në vargje dhe në poezitë e mija. Në Pulahë kishte dhe të internuar të tjerë dhe poezitë që shkruaja ia tregoja Petrika Bacu dhe vëllait të tij Mihal Bacu, të cilët më denoncuan në sigurimin e shtetit, duke i dorëzuar disa nga dorëshkrimet e mia.

Mbani mend emrat e hetuesve tuaj? Të atyre që ju dënuan?

Unë nuk e dija, por një ditë pranë këmbëve të mia, u ndal gazi i degës. Isha arrestuar në emër të popullit. Ishte 9 qershor i vitit 1969. Poezitë që kisha shkruar i mbaja në vendet më të fshehta që të mos i gjente askush, por kur u gjenda përballë hetuesit ai më vuri përpara një tufë letrash njësoj sikur të ishin granata që do të shpërthenin nga çasti në çast. Atje e kuptova që më kishin denoncuar miqtë e mi të cilët kishin dëgjuar poezitë e mia  si Petrika Bacu dhe bashkëshortja e tij Liljana Bacu dhe Mihal Bacu të cilët kishin firmosur denoncimin në organet e sigurimit në dt. 17 mars 1969 afërsisht tre muaj para arrestimit tim. Kur lexohet “ekspertiza hetimore letrare” e poezive të mia në dorëshkrim, ku ekspertët Vangjush Ziko dhe një farë mësuesi Vangjel  Marko, poezitë i etiketuan si zhgaravina dhe pa vlera letraro-artistike të cilat që të gjitha ishin me përmbajtje armiqësore dhe cënonin pushtetin popullor.

Si ishte dhoma e hetuesisë, a kishte tortura?

Hetimi ishte një ferr i vërtetë për këdo që e provoi, atje dëgjoja pyetje me britma, me kërcënime, me grushta fytyrës. Torturat ishin nga më të tmerrshmet, nga më çnjerëzoret, të varnin kokë poshtë dhe të ndiznin kashtë që të të bënte tym dhe të tregoje dhe të pranoje dhe ato që nuk i kishe bërë. Këtu në Korçë këto seksione të sigurimit të shtetit  ishin atje ku ka qënë ish-prefektura në kohën e mbretërisë, në shtëpinë e Rakos, të cilat funksiononin si qendra torturimi për këto kategori njerëzish. Mbaj mend që u arrestuan këta dy vëllezërit Ndrekoja dhe Xhuvi Kajno, ku këtij të fundit ia digjnin këmbët në mangall derisa ju gangrenizuan dhe nuk doli i  gjallë nga hetuesia. Por sigurimi i shtetit hapi parullën që gjeti një copë xham dhe preu damarët, mirpo kur doli babai nga hetuesia ma tregoi të vërtetën. Prandaj them që hetuesia e asaj kohe i jepte jetë idesë dhe mendimit që ajo ishte një strukturë që vepronte me dhunë dhe tortura.

Si i kujtoni vitet në burgun e Spaçit?

Më arrestuan në qershor 1969 nga internimi dhe më dënuan me 8 vjet burg me akuzën për agjitacion e propagandë. Të tetë vjetët i vuajta në burgun-minerë të Spaçit. Aty përjetova dhe jam okular dëshmitar dhe pjesëmarrës i Revoltës  famëmadhe të Spaçit. Dua të theksoj që revolta e Spaçit në qershor të vitit 2000, kur u mbajt edhe Kongresi i Viktimave të Komunizmit në Europën Lindore, u quajt si revolta më e madhe në Vilnus të Lituanisë në këto vendet e demokracive ish-popullore dhe jam krenar për këtë. Ishin shokët e mi dhe miqtë e mi ata të katër që u pushkatuan, të katër ata martirë ishin në moshën 30 vjeçare. Kishte  edhe të tjerë që u ridënuan dhe mbaj mend që ishin gati 90 veta. Dhe derisa tha mjaft ai Feçor Shehu që zbatonte urdhrat për të shtypur revoltën. U lirova në 1977 me plotësim dënimi dhe menjëherë më çojnë në internim në geton e shtyllës-Vithkuq si dënim për pjesëmarrjen time në Revoltën e Spaçit.

Cilat ishin torturat fizike që përdoreshin më shpesh ndaj jush?

Norma qe e detyruar, aty në Spaç ishte minierë dhe puna ishte e vështirë dhe të mbanin dy turne nëqoftëse nuk bëje normën. Ushqimi ishte i keq dhe i pamjaftueshëm, por sidomos uji qe me acid dhe të gjithë ne që kemi qenë në Spaç pa mbushur moshën 50 vjeç, na kanë rënë dhëmbët. Brenda në kamp nuk ndodhnin tortura, por jashtë në rrethimin e madh ishin galeritë ku i torturonin. Torturat më të mëdhaja kanë qenë: që t’i shtrëgonin duart dhe arrinte deri në atë pikë sa mishi i mbulonte hekurat e prangave dhe të binte të fikët dhe ti nuk ndjeje gjë veçse kur t’i hiqnin ato ishte një dhimbje e padurueshme që fillonte qarkullimi i gjakut. Por sidomos gjatë asaj periudhe kur burgu gati tre vjet pas revoltës u vu në gjendje gatishmërie dhe që të ishte në gjendje gatishmërie, dihej që për gjënë më të vogël, dënoheshe me torturat nga më të tmerrshmet. Si punë e asaj që ujku i thoshte qengjit pse ma turbullove ujin, dhe qengji i thoshte ujkut po unë jam më poshtë se ty, edhe kjo punë kështu është. Torturat e tjera si ndalim të korrespodencës, ndalim të takimit me familjarët, futjen në birucë, ishin torturat më normale pasi ne ishim mësuar me to. Por më ka ndodhur që policët e kampit pas revoltës, më shtrinë përdhe duke më vënë në kurriz dërrasa me gozhda dhe më shkelnin me këmbë. Gozhdat më hynin në kurriz. Pra njerëz që nuk kishin ndërgjegje, deri këtu arrinte kafshëria komuniste.

Mbani mend ndonjë detaj të jetës së bashkëvuajtsve tuaj?

Po sigurisht. Në burgun e Spaçit në vitin 1973, me erdhi kushëriri Sherif Merdani,  këngëtari i njohur, i cili bëri epokë në vitet 1969-1970 me muzikën e tij. Mbaj mend që atë e thirrën tre herë në hetuesi për ta bërë spiun, nuk pranoi. I bënë presion duke e ridënuar vetëm për këtë pasi iu tha se “në rast se do më thërrisni më, unë do bërtas aq shumë sa të më dëgjojë tërë bota, se ju doni të më bëni spiun, por unë jam soji i Merdanëve dhe nuk kam të drejtë të turpëroj nderin dhe emrin e mirë të prindërve dhe gjyshërve të mi”. Dhe një tjetër që më ka ngelur në memorie ishte Qazim Vula, i cili është ai kosovari që i bëri atentat Miladin Popovicit dhe e gjeta në burgun e Spaçit, i moshuar plak, Zoti i dhashtë prehje atij plaku të mirë, dhe më tha kështu: “Unë kam bërë burg në kohën e Krajlit të mbretit të Serbisë, kam bërë burg në Golojtov në kohën e Titos, ku më pas u arratis dhe erdhi këtu, po bëj burgun në kohën e Enverit, por ato burgje që kam bërë në Jugosllavi janë hotele përpara burgjeve komuniste shqiptare”.

Si ishte jeta në internim?

Unë e theksova pak më parë që menjëherë pas mbarimit të dënimit në burgun e Spaçit në 1977 më internojnë përsëri dhe këtë radhë në Shtyllë të Vithkuqit. Ku atje gjeta dhe familjen time të internuar për të dytën herë. Fillimisht u takova me nënën dhe babanë, pashë se ata ishin plakur shumë. Ishin krejtësisht të drobitur. Kishim 8 vjet pa u takuar dhe gëzimi i prindërve të mi nuk kishte të thënë. Nënës i ra të fikët kur më pa tek dera. Aty e gjeta edhe Shpresën (Bashkëshortja e Ylber Merdanit) së bashku me familjen e saj, e cila ishte internuar në 1975. Po aty finalizuam dashurinë tonë me Shpresën me martesë dhe na lindën edhe dy fëmijë. Po aty i ndjeu Zoti dhe ndruan jetë të dy prindërit e mi, gjithashtu atje ndruan jetë edhe të dy prindërit e Shpresës dhe gjyshja e saj, eshtrat e të cilëve mbetën aty në Shtyllë. Nuk pata fat t’i shoh qoftë edhe një çast të vetëm pa lot në sy. Ajo që do të veçoja ishte se fisi Merdani kishte gati nëntë familje të internuara në Shtyllë të Vithkuqit nga ku lindën edhe dhjetë fëmijë, të cilët përjetuan atë kalvar internimesh. Ishim tamam në kohën e skllavopronarisë, sepse skllevërit shtoheshin nga luftërat të kapur rob dhe fëmijët e skllevërve ishin skllevër; e njëjta gjë ndodhi edhe këtu, pasi këta fëmijë të burgosur dhe të internuar ishin skllevër të këtij sistemi.

Çfarë ndodhi pasi u kthyet nga internimi?

Kalvari i internimeve dhe burgosjeve përfundon në vitin 1990 kur lirohem nga internimi. Shiko pak deri ku arrin kafshëria komuniste?! Unë kam qenë pjesëtar i një familje 400-vjeçare në qytetin e Korçës dhe sëbashku me internimin më hoqën edhe pashaportizimin dhe gjendjen civile dhe nuk mund të kthehesha në vendlindjen time pa bërë kërkesë me shkrim në vitin 1990 nga vendi ku isha i internuar. U nxorr vendimi se problemin e strehimit duhet ta zgjidhnim vetë, paçka se kur u internuam në vitin 1965, ne kishim shtëpinë tonë, pasurinë tonë, por komunizmi na i shembi. Dhe kur erdha këtu, ata më shikonin sikur vija nga shpellat dhe jo sikur isha qytetar prej vitesh./kujto.al

 

LEXO TE PLOTE