LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si mund të lini duhanin me ndihmën e limonit?

29 Prill 2015, 10:00, Lifestyle CNA

 

Të gjithë i dimë arsyet e ndalimit të pirjes së duhanit, por kurrë nuk ndërmarrim hapin për ta bërë atë. Në vitet e fundit, duhani komercial është vërtetuar se përmban shumë substance kancerogjene, siç është radioisotope polonium ? 210.

Njerëzit, gjithashtu e dinë se nuk ka asnjë metodë 100% efektive për të lënë duhanin. Ajo çfarë njerëzit nuk mund ta kuptojnë është se ekzistojnë disa metoda natyrore efektive për të thyer ciklin e varësisë ndaj nikotinës.

Hulumtuesit nga Univerziteti Srinakharinwirot i Tajlandës, kohët e fundit kanë publikuar një artikull në gazetën e shoqatës mjekësore duke prezentuar efektin e limonit të freskët, po atë që e shohim në raftet e supermarketeve, si ndihmës për ndërprerjen e duhanit. Prova e tyre ishte testuar për gjashtë muaj tek 100 duhanpirës, duke i ndarë në dy grupe, njërit nga të cilit i është dhënë limon i freskët dhe tjetrit grup, çamçakëz nikotine. Pas një periudhe prej 9-12 javë, shkencëtarët testuan për sasinë e ndërprerjës së duhanpirjes dhe nivelin e dëshirës. Rezultatet treguan se të dy grupet shfaqën norma të ngjashme të numrave për dëshirë dhe ndërprerje të duhanit, edhepse ndoshta me intenzitet të ndryshëm. Kështuqë, limoni është vërtetuar si alternativë e besueshme duke u dalluar si ndihmës për ndërprerje të duhanit.

Limoni, ka dobi të pamohueshme natyrore dhe posedon aftësi të caktuara duke përfshirë rritjen e sistemit imunitar të njeriut.

Teknika tjera holistike që janë vërtetuar si efektive në ndërprerjen e pirjes së duhanit janë: akupunktura, ushtrimet, hipnoza, meditimi, masazhimi, konsumi i bimës Rhodiola Rosea.

08:43 Lifestyle

Thjesht Jessica Alba

Ajo sot feston ditëlindjen e saj të 34-të dhe mbetet përsëri...

18:00 Lifestyle

Pse djersitemi?

 Nëse do të kujtohemi si jemi ndjerë gjatë një interviste pu...

Lajmet e fundit nga