LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çollaku: Rama në Turqi për negociata sekrete, të sqarohet opinioni publik për takimet në hotele dhe jo në zyrat e shtetit

29 Prill 2015, 10:48, Politikë CNA

Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka shkuar në Turqi për negociata sekrete me një konsorcium turk, të interesuar sipas tij për koncesionin e hidrocentralit të Skavicës.

Collaku shprehet se takimi po zhvillohet në hotele dhe jo në zyrat e shtetit, duke shtuar se kjo nuk është transparente, ndaj duhet të sqarohet opinioni publik për këtë takim.

Deklarata e plote e Kreshnik Collaku 

Sot Edi Rama në orët e para të mëngjesit ka udhëtuar drejt Turqisë. Në një ndër hotelet më luksoze të Stambollit ai sot nuk po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare por në një negociatë sekrete aspak transparente, private, me një konsorcium turk i interesuar për koncesionin e hidrocentralit të Skavicës, një ndër veprat më të rëndësishme energjitike në vend me një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike në fushën e energjisë e për pasojë dhe të sigurisë së vendit.

Duket e pazakontë kjo sjellje e kryeministrit.

Pse duhet kryeministri i vendit të realizojë fshehurazi një negociatë të tillë ?

A është vënë në dijeni dhe a është kërkuar opinioni i qeverisë turke lidhur me konsorciumin?

Pse ambasada e Republikës turke në Tiranë është njoftuar për udhëtimin e kryeministrit vetëm pasi ai ka mbërritur në Stamboll në një formë jashtë çdo protokolli e respekti diplomatik?

Cili është vlerësimi i qeverisë turke për konsorciumin në fjalë?

A është kërkuar opinioni e çfarë vlerësimi ka dhënë Banka Botërore lidhur me aftësitë e kapacitetetit të konsorciumit turk?

Pse ka nevojë kryeministri të negociojë hoteleve kur ka zyrat e shtetit dhe një administratë të mirëpaguar që mund të zhvillojë detajet e negociimit?

Pse ka konflikt mes dy ministrave të qeverisë lidhur me negociimin e konsorciumit ?

Përse diplomatët tanë përdoren vetëm për të siguruar kalimet vip në aeroporte dhe nuk janë pjesë e këtyre negociatave?

Kush është sekseri i qeverisë, i negociatës sekrete disa mujore? Sa është përqindja e sekserit qeveritar?

Këto dhe të tjera pyetje janë sot para jush z.kryeministër. Ju ftojmë të sqaroni opinionin lidhur me to.

Opozita ju fton në transparencë. Nëse zgjidhni të heshtni, ne do t?i bëjmë të qartë shqiptarëve çdo detaj të errët e korruptiv të këtij pazari kryeministror, në kurriz të interesave të publikut.

 

Lajmet e fundit nga