LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Baltimore: Duket sikur qyteti është vetë i tmerruar nga shpërthimi i dhunës

29 Prill 2015, 21:11, Kosova & Bota CNA

Pas trazirave në Baltimore një prani e madhe policore ruan qetësinë në qytet. Rreth 3000 policë dhe ushtarë të gardës kombëtare patrullojnë për të garantuar ndalimqarkullimin.

Policia mundohet ta vërë në zbatim ndalimqarkullimin në ajër me helikopterë dhe në tokë me altoparlantë. Aty këtu pati thyerje të ndalimqarkullimit, në ajër fluturuan shishe dhe bomba tymi. Por në përgjithësi nata në Baltimore kaloi e qetë. Kjo edhe në sajë të vullnetarëve. Ryan, që i bën pjesë në grupin kundër dhunës “Marshimi i 300 burrave”, thotë se “ne e kuptojmë, që njerëzit janë të frustruar, por përpiqemi që t’i inkurajojmë, që të qëndrojnë në siguri”. Ai shton se dhuna ishte një fatkeqësi, por Baltimore do ta kapërcejë, sepse është një qytet i mirë, me njerëz të mirë.”

Gjatë gjithë ditës fqinjët, priftërinjtë dhe punonjësit socialë kanë qenë të angazhuar për të inkurajuar njerëzit, që të qëndronin në mbrëmje në shtëpi. Duket sikur qyteti vetë është tmerruar nga shpërthimi i dhunës. Dhe tani pas anës së shëmtuar ai do të nxjerr në pah anën e tij të mirë.

Dhunë e pakuptimtë

Porti i brendshëm i Baltimore është një magnet për vizitorët. Këtu në Akuariumin Kombëtar notojnë peshkaqenë dhe breshka. Turistët presin anijet ekskursioniste. Tani aty patrullojnë ushtarë me helmeta, në vend të kamerave mbajnë mitralozë në gjoks. Një gruaje të re, që kalon aty me biçikletë kjo i duket diçka shumë e trishtuar: “Kjo nuk është Baltimore, që unë njoh. Qyteti është krej tjetër, njërezit, që bëjnë trazira, janë një grup i vogël.”

Baltimore ka 650.000 banorë. Për shumicën e familjeve edhe këto ditë jeta ka rrjedhën e saj normale. Baltimore nuk përshtatet në skemën të zinj dhe të bardhë. Kryetarja e bashkisë është afro-amerikane, shefi i policisë është zezak. Aty ka shumë probleme sociale. Papunësi të lartë, gangsterizëm, droga dhe gati secili mban armë. Akuza drejtuar policisë është se nganjëherë ajo është shumë brutale dhe nganjëherë shumë e painteresuar, për atë që ndodh në lagjet problematike.

25 të rinj përpiqen ta ndryshojnë pikërisht këtë. Ata kanë themeluar projektin “Inner Harbour Project”, për të përmirësuar marrëdhënien me policinë dhe biznesmenët. Problem, është mënyra se si të drejtohen, thotë Adrian. “Në qoftë se një polic flet me një të ri, ndjehet shpesh armiqësia sipas motos, unë të them se çfarë duhet të bësh. Por ata janë të rinj të rritur.” DW

Lajmet e fundit nga