LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada Amerikane mbështetje për çertifikimin e vajit të ullirit shqiptar

29 Prill 2015, 14:28, Aktualitet CNA

Ambasada Amerikane ka njoftuar se do të ndihmojë që vaji i ullirit shqiptar të marrë çertifikatë botërore. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane deklaron se po mbështet vizitën e Paul Vossen, një ekspert i njohur amerikan i ullinjve dhe vajit të ullirit nga Kalifornia, i cili do të trajnojë panelin shqiptar të degustimit që të njihet nga ndërkombëtarët

?Projekti më i fundit i Ambasadës Amerikane do të prekë zemrat ? dhe stomakun ? e të gjithë Shqiptarëve: të ndihmojë që vaji i ullirit shqiptar të marrë çertifikatë botërore. Për të përkrahur këtë sipërmarrje, Ambasada po mbështet vizitën e Paul Vossen, një ekspert i njohur amerikan i ullinjve dhe vajit të ullirit nga Kalifornia, i cili do të trajnojë panelin shqiptar të degustimit që të njihet nga ndërkombëtarët, dhe si rrjedhojë, të mundësojë njohjen e vajit të ullirit shqiptar në rang botëror. Këtë javë, Z. Vossen do të vizitojë 11 prodhues të ndryshëm vaji në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Vlorë, dhe në disa komunitete të bregdetit jugor, për të vëzhguar teknikën e prodhimit të vajit të ullirit, si dhe për të sygjeruar mënyra për përmirësimin e prodhimit, cilësisë dhe shijes. Në 2013 Shqipëria renditej e 10-ta në botë për prodhimin e vajit të ullirit dhe Z. Vossen është duke këshilluar kultivuesit e ullinjve dhe prodhuesit e vajit se si të rrisin prodhimin e ullinjve.? thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Lajmet e fundit nga