LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tom Doshi: Rama ka braktisur socialistët, i shërben vetëm Metës

28 Prill 2015, 09:38, Politikë CNA

Tom Doshi ka folur para mediave, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të hequr arrestin shtëpiak ndaj tij.

Doshi ka akuzuar Ramën se ka braktisur socialistët dhe po i shërben vetëm Metës dhe LSI-së.

?Rama po shijon pushtetin dhe ka braktisur socialistët, ai po i shërben vetëm Ilir Metës dhe LSI.

Ai tha se nuk i intereson rezultati i zgjedhjeve lokale,? tha Doshi.

Deputeti Doshi tha se u qendron akuzave për Metën.

?I qendroj deklaratave dhe do vazhdoj deri në fund derisa të zbardhet kjo çështje?.

Ndërkohë, Doshi u shpreh i pakënaqur me vendimin e gjykatës dhe tha se se për momentin nuk do të kthehet në Kuvend.

?Unë jam i pakënaqur, pasi asnjë nga akuzat nuk ekziston, pavarësisht se prokurori i përgjithshëm, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri po bëjnë presion që të mos jem i lirë.

Nuk do të shkoj në Kuvend, po pres çfarë do bëjë prokuroria. Kur të shkoj, do mbaj një fjalim që ta marrin vesh gjithë shqiptarët të vërtetën,? tha ai.

Lajmet e fundit nga