Connect with Us

Grida Duma: Ja pse nuk kam komunikuar nëpërmjet rrjeteve sociale

Politikë

Grida Duma: Ja pse nuk kam komunikuar nëpërmjet rrjeteve sociale

Publikuar

-

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, ka treguar nëpërmjet një statusi në Facebook arsyen se pse ajo nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale. Duma shkruan se kjo mungesë komunikimi online ka ardhur si pasojë e punës së madhe që ajo po kryen në terren.

Ja çfarë shkruan Duma:

Miqtë e mi,

Prej ditësh nuk kam mundur të komunikoj me ju në këtë faqe. Kjo sepse kam dashur të takoj sa më shumë bashkëqytetarë. Jam përpjekur të prek sa më shumë lagje dhe komuna që presin të bëhen pjesë e metropolit të dytë të Shqipërisë. Kam ardhur tek shumë prej jush, por jam e vetëdijshme që më mbetet ende shumë për të ecur. Kandidimi bën realitet një dimension tjetër – kalimin nga politika e fjalës në atë të bërjes. Jam e dedikuar plotësisht për Bashkinë e Durrësit, dhe e di që ju do ta gjeni mënyrën për të më mbështetur, tashmë jo vetëm me fjalë.

Për të gjithë ju – mirënjohje për vlerësimin që më keni shfaqur, për kurajon që keni reflektuar, për angazhimin me të cilin presim t’i japim forcë shpresës
Në takimin me strukturat e ‪#‎PD‬ ku pata rastin të takoj qytetarët si dhe të bashkëbisedoj me ta mbi problematikat e tyre. ‪#‎GridaDuma‬‪#‎punedhedinjitet‬

LEXO EDHE:  Panik në Durrës/ Burri kërcënon se do hidhet nga ndërtesa

Gjithashtu, Duma, shkruan edhe për takimin me të përndjekurit politik, ku sqaron se ata do të jenë pjesë e kësaj politike.

“Pjesmarrje më e gjerë në politikëberje e familjeve të të përndjekurve politikë, si domosdoshmëri për demokracinë”, shkruan ajo11054420_459527674212882_7940060430590093800_o

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Artan Fuga/ Çfarë mendoj për krizën politike dhe gjëmën ku na kanë vidhisur!

Publikuar

-

Nga

Ndodhemi në një situatë politike sa dëshpëruese aq edhe të tensionuar.
Pa dyshim që sistemi politik qeverisës në Shqipëri është në kolaps tërësor.

Sikurse e kam paraqitur hollësisht në librin tim “Shoqëria Piramidale” që është në qarkullim qysh prej katër muajsh në libraritë e Tiranës, demokracia në vendin tonë ka degjeneruar duke shkuar në kufijtë e tiranisë, pra të drejtimit unik individual shoqëruar me rrënimin e të drejtave politike të qytetarëve dhe me gjendjen e tyre ekonomike dhe shoqërore.

Në këtë gjendje sikurse jemi Shqipëria nuk i kryen dot detyrat e veta as para partnerëve të saj strategjikë si BE dhe NATO.
Destabilizimi rrezikon vendin. Kostoja e një stabiliteti të paqendrueshëm është dhe do të bëhet edhe më e madhe.

Nuk ka nevojë të përsërisim sepse është bërë bajate që Kuvendi i Shqipërisë është degjeneruar në gradën e vet më të fundit. Eshtë bërë thjesht një dhomë rregjistrimi i dëshirave dhe pulsioneve për pushtet të kryeministrit Edi Rama dhe të lobive pranë tij që shohin thjesht interesat e tyre financiare afatshkurtra sepse ato afatgjata edhe ata i kanë rrënuar. Një konsumator i varfër rrënon shtetin, por edhe biznesin!

Me ndonjë përjashtim të rrallë të pamohueshëm, deputetët janë ndarë në lëpirësa të këpucëve të administratës dhe oligarkëve, dhe pjesa tjetër në një grusht hipokritësh qesharakë që rasti më ka bërë t’i shoh se në çfarë gjendjeje teveqelliku janë. Më besnikë se deputetë e shumicës ndaj Edi Ramës dhe më servilë ndaj tij. Thashë me disa përjashtime.

Ai Kuvend duhej të shpallej i paligjshëm qysh në çastin kur opozita e drejtuar nga zoti Basha dhe zonja Kryemadhi u larguan prej tij. Qysh në atë moment, dhe për atë shkak, sikurse e kam deklaruar, ai duhej të ishte shpallur i paligjshëm sikurse e kërkonte ligja, Kushtetuta, Ligji zgjedhor, sepse tani është vonë, shumë vonë. Nuk duhej të ishin dëgjuar konstitucionalistët e leshit !

Pasi ky Kuvend na ka fëlliqur dhe infektuar me virusin e tij sepse është bashkëpunuar me të, nuk mund të shpallet i paligjshëm aq kollaj! Kjo është drama jonë, honi ku jemi futur, gremina jonë nga e cila do të duhet të dalim me gjakftohtësi dhe mënçuri.

Vêështirë të gjendet tani baza ligjore e vërvitjes të atij Kuvendi në kazanët e historisë politike të vendit, pavarësisht përbuzjes të bazuar që kemi për ata deputetë e deputete që kanë pëgërë nderin e përfaqësuesit të kombit dhe nuk kanë bërë veçse kanë marrë lekët haram!

Sa herë e kanë përdhosur ata Kushtetutën dhe ligjet në fuqi aq të mira qofshin! Në librin tim “Shoqëria Piramidale” e kam treguar dhe vërtetuar që para katër muajsh. Mos u lodhni kot, shkoni në librari ose bibliotekë dhe shfletojeni!

Por, sado edhe për mua Kushtetuta është e respektueshme si qytetar, nuk mendoj aspak se ajo është aq e shenjtë, aqe pafajshme, as aq e përkryer. Ajo është një “zuskë hipokrite” në shumë drejtime. Nuk puthet aq fort! Po të rrëmosh brenda saj gjen pikërisht atë krimbin e poshtër që po e gërryen demokracinë shqiptare nga rrënjët. Mjafton të shohësh edhe vetëm Kodin Zgjedhor dhe zgjedhjet me lista ku populli nuk voton dot deputetin për të kuptuar hilenë që klasa politike ja ka pasur elektoratit. Votoni por mos votoni! Ajo e bëri deputetin servil të partisë. Demokracia në partitë politike shqiptare në duart e një personi të vetëm. Edhe deputetët nuk mund të mos jenë në gjendje skllavërie.

Nuk është thjesht çështje individësh ndonëse aspekti individual i vullnetit për pushtet sikur të ishte pronë e babës apo e gruas apo e vëllait a motrës është i pranishëm! Demokracia shqiptare po gërryet nga dita në ditë këtë dekadën e fundit. I ngjan një procesi degjenerimi, seniliteti, shpërbërjeje, më shumë sesa një grushti shteti që është një akt i vetëm. Sigurisht kjo e kapjes të Gjykatës Kushtetuese është fundi i procesit, por jo fillimi tij. Ky degjenerim është faji i të gjithë klasës politike që nuk ka dëgjuar as njerëzit, as intelektualët as vërejtjet dashamirëse të miqve tanë amerikanë dhe europianë!

Ka ardhur koha të mendohet një alternativë pushteti me një perspektivë ndreqjesh gabimesh në bashkëpunim me popullin, me qytetarët, me intelektualët, me ndërkombëtarët, perëndimorët. Na duhet një “dizajn thinking” politik. Asnjë komplot nuk mund të mendohet se prej miqve tanë të ketë ardhur. Të keqët e vetes jemi ne vetë dhe jo miqtë tanë! Atyre t’u tundim flamurin dhe t’u qendrojmë me dinjitet në krah! Me falenderime! Sot Shqipëria është se janë ata, dhe janë ata sepse Shqipëria është!

LEXO EDHE:  Grida Duma: Do të ishte bukur një betejë midis grash për Bashkinë e Tiranës

LEXO EDHE:  Kapet 35 vjeçari/ I dënuar me 1 vit burg për vjedhje

Kur sheh ca fytyra të degjeneruara deputetësh që i skërmiten Presidentit me pushim nga puna të vjen për të vjellë dhe mbushesh me dëshpërim dhe me pyetje: A mendojnë këta se Shqipëria nuk mund t’i hedhi në erë të gjitha institucionet e saj?

Këta debilë politikë po shkatërrojnë vendin. Janë individë që për herë të parë ndodhen kaq afër pushtetit kur dikur kanë qenë “roje stallash” apo “çobenë dhënsh” në kuptimin metaforik të fjalës sepse çobenjve të vërtetë u marrin të keqen ata! Për herë të parë në jetë kanë ardhur një krah a një gisht larg pushtetit dhe erotizimi u ka zënë sytë. Kanë humbur logjikën! E marrin pushtetin i heqin mbathjet, sytjenat, e kapin nga vidhet, e pështyjnë, e shtrijnë në shtrat, i hypin në kurriz. Si një lodër! Dhe nga erotizimi thonë edhe : Perse të mos e prishim fare! Prishin dhe prishen në pushtet!

Këta janë! T’i dhunosh pa bazë ligjore, t’i shpërndash pa bazë ligjore, u bën nder! I kthen nga fajtorë në viktima. Shqipëria mbetet edhe pa President dhe pa Kuvend. I pritëm shtatë vjet! Na turpëruan kaq vite, na dhunuan, na fyen, na lanë zhveshur thjesht për sadizëm erotik sipas sloganit : “Mund t’ju bëj gjithçka përse të mos ua bëj!” Pushteti pa kufij i humbet tiparin kryesor arsyes, logjikës, pikërisht kufizimin. Nuk thoshte kot Spinoza i madh : Cdo përkufizim është një kufizim! Pushteti pa kufij i hap rrugën çmendurisë kolektive politike! Të pakuptuar nga vetë bartësit!

Tani rruga është me zgjedhje të lira! Ajo Kushtetuta e krimbur dhe aspak gjynah, aspak e pafajshme, duhet respektuar megjithatë nga të gjithë! Kishte të drejtë Presidenti dikur që u thoshte opozitarëve: “Po paguani faktin që dolët nga institucionet!”

Prandaj kujdes institucionet! Nga qytetari më i humbur deri te Presidenti!

Kuvendi të mos t’a kruajë me Presidentin dhe t’i shkojë ndër mend t’a pushojë nga puna, as Presidenti mos të na lejë pa ato kukullat deputetë edhe pak derisa t’i heqim vetë me procedura konstitucionale, me zgjedhje të lira, me kod zgjedhor të zgjedhur, përndryshe do t’i kemi akoma aty për vite të tëra!

Nuk duhet të harrojmë. Edhe totalitarizmi falë Ramiz Alisë dhe Sali Berishës, falë maturisë popullore, u çmontua në rrugë konstitucionale, me ligje. Ashtu e deshi historia. Me të mirat dhe të këqiat e saj. Jo më rikthimi në një demokraci të shëndoshë që nuk ka përse del jashtë institucioneve.

Sepse pa President dhe pa Kuvend ne do t’u ngjasim turmave që natën në errësirë nuk do të marrim vesh se kush është kushi, do të votojmë me lagje a fshatçe, pa pyetur kush është kundër, por vetëm kush është “pro”, pa i numuruar votat, do të ndeshemi nëpër fshatra, do të ndricohemi me celularë që bateritë i kanë afatshkurtra!

Kujdes institucionet!

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një popull që fle në demokraci, mund të zgjohet në diktaturë”/ Meta falenderon Ledi Biankun për dy marsin

Publikuar

-

Nga

Presidenti Meta ka falenderuar një tjetër artist, Ledi Bianku, ish-Gjyqtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe ish-anëtar i Komisionit të Venecias, për pjesëmarrjen në tubimin e djeshëm.

Duke cituar profesior Biankun, teksa ka shpërndarë dhe fjalimin e tij, Meta shkruan se “Një popull që fle në demokraci, ka rrezik që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

Falenderoj një nga personalitetet më të shquara të së drejtës, të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar, Profesorin në Universitetin e Strasburgut, Ledi Bianku, ish-Gjyqtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe ish-anëtar i Komisionit të Venecias, i cili la të gjitha angazhimet e tij si përfaqësues i Këshillit të Europës, për t’ju bashkuar Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar, për mbrojtjen e Kushtetutës.

LEXO EDHE:  Grida Duma: Do të ishte bukur një betejë midis grash për Bashkinë e Tiranës

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri kryqëzon Grida Dumën/ I përmend punën dhe një ngjarje

“Një popull që fle në demokraci, ka rrezik që një ditë të zgjohet në diktaturë”, – na kujtoi Profesor Bianku.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takim me studentët e Politeknikut/ Biseda për problemet e sistemit arsimor

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Basha ka biseduar me studentët për problemet e sistemit arsimor në Shqipëri, si dhe ka dëgjuar edhe mendimin e tyre për zgjidhjen e këtyre problemeve.

” Duhet të fitohet autonomia e universiteteve, e fakulteteve e katedrale dhe natyrisht kjo do të thotë edhe përgjegjësi, dhe për këtë edhe roli juaj si studentë është shumë i rëndësishëm; për transparencën, për cilësinë e mësimdhënies”, tha Basha.

Basha ka theksuar se ndryshimi i ligjit të Arsimit është një nga hapat kryesorë që duhen ndërmarrë, në mënyrë që jo gjithçka të mos kontrollohet nga Ministria e Arsimit.

“Tregu i punës ka një problem shumë të madh, edhe aty futesh me mik, si në sektorin publik që as nuk diskutohet, por tani edhe në sektorin privat na është bërë kështu, po kjo është vdekja e ekonomisë. Dhe ne sot vazhdojmë të mbetemi vendi rekord me Ballkan s’po flas për Europën, për financimin për të ulët të arsimit në tërësi dhe katastrofë të ulët sa i përket arsimit të lartë. Por edhe një herë ju them, me të vërtetë ju them që është një vend jo me mundësi të mëdha por nuk është i varfër, është vend i vjedhur jo i varfër. Patjetër t’i japim një hov, nuk mund të rrihet më kështu”, shtoi Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE