LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eksodi/ Prefekti Vorpsi: Një grup përfituesish po luajnë me shpresat e njerëzve

28 Prill 2015, 11:54, Aktualitet CNA

Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, mblodhi ditën e sotme Komitetin Rajonal Antitrafik. Gjatë takimit  është  diskutuar lidhur me ikjen masive të shqiptarëve  në vendet e Bashkimit Europian.

Prefekti Vorpsi tha se situata na detyron të marrim masa për të parandaluar shfrytëzimin dhe trafikimin e qënieve njerëzore nga një grup përfituesish, që luajnë me shpresat e njerëzve. Sipas tij, puna e Komitetit Rajonal Antitrafik është përqendruar kryesisht tek shtresat në nevojë, me probleme sociale dhe ekonomike, shtresa që janë më të ekspozuara ndaj këtij fenomeni.

?Roli i njësive të qeverisjes vendore në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet dhe organizatat aktive, do të sjellë rezultate pozitive duke parandaluar përhapjen e këtij fenomeni dhe njëkohësisht duke ofruar siguri dhe mbështetje ligjore ndaj personave që ndihen të rrezikuar nga ky fenomen?, theksoi Vorpsi.

 

 

Lajmet e fundit nga