Connect with Us

Asgjësohen 888 rrënjë kanabis në Shkodër

Kronika

Asgjësohen 888 rrënjë kanabis në Shkodër

Publikuar

-

Në kuadër të opercaionit kundër kultivimit të lëndëve narkotike, policia e Shkodër ka asgjësuar 888 rrënjë të dyshuara si kanabis.

Mësohet se bimët narkotike u gjetën në fshatin Shllak.

Blutë bëjnë me dije se rrënjët e kansbisit  u asgjësuan më anë të djegjes, ndërkohë që kakanë filluar hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesit.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Bossi më i madh i trafikut të kokainës/ Artan Hoxha interviston nga burgu i Sigurisë së Lartë, Dritan Rexhepin

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa detaje lidhur me të porositësin e dyshuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, Dritan Gramoz Rexhepi.

Sipas Hoxhës, dyshohet se kjo ngjarje u porosit nga qelia e burgut të sigurisë lartë në Ekuador në shkëmbim të një ngarkese kokaine prej 283 kilogramësh e nisur nga porti Guajakil ne Oqeanin Paqesor dhe e grabitur në portin Britanik të Portsmuthit nga 5 shqiptar, mes tyre dhe Astrit Prenga, vëllai i të rrëmbyerit në Kamez.

“I cilësuar në momentin e arrestimit me 26 qershor 2014, në një qendër tregëtare në qytet-portin më të madh të Ekuadorit, Guajakil, si një sukses i madh në luftën kundër narkotrafikut ndërkombetar nga drejtori i Interpolit në Lion të Frances. I arratisur disa herë nga burgjet shqiptare dhe ato të vendeve të Bashkimit Europian, dhe i përfshirë në top-listën e 10 personave më të kërkuar në botë nga Interpol”, shkruan Hoxha.

Ai bën me dije së ka realizuar një intervistë me telefon nga burgu i sigurisë së lartë në Kuito ku Rexhepi tregon versionin e vet në lidhje me ngjarjen e fundit që ka tronditur opinionin publik.

LEXO EDHE:  Në burg për 1 rrënjë kanabis, por … nuk mbaron me kaq! (Video)

LEXO EDHE:  Sattler: Turizmi sektor i rëndësishëm/ Bëni detyrat e shtëpisë

Hoxha paralajmëron se pasditen e sotme do të publikojë intervistën me Rexhepin, me njeriun e cilësuar nga mediat shqiptare dhe europiane si bossi më i madhi trafikut të kokainës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL i kërkoi të deklarojë pasurinë/ Kush është udhëheqësi i “bandës së bananeve” që u kap me kokainë në Gjermani

Publikuar

-

Nga

OFL i ka dorëzuar sot formularët për deklarimin e pasurisë dy personave të tjerë, të dënuar jashtë shtetit për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej tyre është Bardhok Pllanaj, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore, ndërsa personi tjetër mësohet se është Alberto Lame ose Kochsiek, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Lame u arrestua në shkurt të vitit 2019 së bashku me 4 shqiptarë Emiljan H. 38 vjeç, Klajdi D. 25 vjeç, Dashamir N. 34 vjeç dhe Dario Lame 22 vjeç.

Ata u kapën me  1.7 ton kokainë të fshehur në banane dhe për shkak të sasisë së madhe të drogës, u cilësuan me emrin “banda e bananeve”.

LEXO EDHE:  Plagosja në Shkodër/ Identifikohen autorët

LEXO EDHE:  Shiste kokainë/ Arrestohet 24 vjeçari shkodran

Mediat e huaja raportojnë se koka e këtij frupi trafikantësh është Dario Lame, ndërsa Alberto luante rolin e udhëheqësit. Autoritet gjermane dyshojnë se grupi i shqiptarëve bashkëpunonim me kompani të logjistikës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte shpallur në kërkim/ Arrestohet i riu në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Policia kufitare në Shkodër ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim E. L. 24 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me datë 12.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrim pa liçensë i veprimatrisë bankare me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të metejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE