LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aroma e luleve redukton ndjeshëm nivelin e stresit

28 Prill 2015, 14:15, Kuriozitete CNA

Në një studim të realizuar në Japoni pohohet se aroma e luleve ka një efekt pozitiv në organizëm.

Aroma e luleve është një fnomen që mund të ndikojë në aktivitetin e gjeneve dhe të qelizave të gjakut duke reduktuar ndjeshëm nivelin e stresit. Studimi është i realizuar vetëm me minj prandaj dhe rezultatet mund të shikohen me kujdes.

Aroma mund të ndikojë në aktivitetin e gjeneve dhe të qelizave të gjakut duke reduktuar ndjeshëm nivelin e stresit. Akio Nakamura dhe bashkëpunëtorët e tij kanë eksperimentuar në disa situate stresuese dhe kanë verifikuar në vetvete impaktin e linalool, një agjent kimit përgjegjës i një arome prezentë në disa lloje lulesh si portokalli, ulliri, mango, limoni. Studiuesit shprehen se fakti që efekti i aromës matet përmes analizave të gjakut në të ardhmen mund të testohet dhe te njeriut.

Linalooli, që zakonisht përdoret në produkte komerciale, ka kryer një veprim represiv mbi disa ndryshime në qelizat e gjakut dhe në shprehjen e gjenit që i atribuohen stresit.

 

 

Lajmet e fundit nga