LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhdukja e shqiptarëve të Kosovës/ Mustafa: Kriminelët të dalin para drejtësisë

27 Prill 2015, 06:52, Aktualitet CNA

Kryeministri i Kosovës,Isa Mustafa,  është shprehur sot në ditën e personave të humbur, se kriminelët duhet të dalin para drejtësisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa shkruan se Serbia duhet të japë përgjigje për zhdukjen e shqiptarëve të Kosovës, për krimet monstruoze që forcat ushtarake e paramilitare të saj kryen. Kryeministri deklaron se qeveria e Kosovës do të shfrytëzojë të gjitha institucionet ndërkombëtare për të kërkuar gjetjen e personave të humbur.

Ja çfarë shkruan Kryeministri Isa Mustafa në Facebook:

Sot shënohet dita e të pagjeturve. Për familjarët, por edhe për Kosovën, janë shumë vite të ditëve të ankthit dhe të pritjes për më të dashurit e tyre. Serbia duhet të jap përgjigje për zhdukjen e njerëzve tanë, për krimet monstruoze që forcat ushtarake e paramilitare të saj i kryen në Kosovë. Ata që bënë krime, duhet të dalin para drejtësisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të shfrytëzojë të gjitha institucionet ndërkombëtare për të kërkuar zbardhjen e të pagjeturve, kthimin e tyre dhe dorën e drejtësisë ndaj kriminelëve.

Lajmet e fundit nga