LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Momenti kur orteku i dëborës godet alpinistët në Everest

27 Prill 2015, 05:44, Kosova & Bota CNA

Një video amatore është publikuar në internet, ku disa alpinistë u goditën nga mijëra tonelata dëborë në malin Everest, pas tërmetit të fuqishëm i cili ndodhi në Nepal.

Pamjet tregojnë momentin kur orteku i borës shfaqet te kampi me çadra i alpinistëve në Everest, pas tërmetit me magnitudë 7,8 që goditi Nepalin.

Alpinistët shihen teksa tentojnë të fshihen poshtë çadrave, për t?i shpëtuar borës që po i mbulonte.

Dy personat që shihen dhe dëgjohen duke komunikuar në video besohet të kenë shpëtuar edhe pse me lëndime të rënda, por 18 alpinistë të tjerë njoftohet se kanë gjetur vdekjen.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=_JC_wIWUC2U”]

20:25 Kosova & Bota

Dilema greke

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian, të cilët janë m...

Lajmet e fundit nga