Connect with Us

Në 2016 përfundon vendosja e matësave të energjisë tek çdo konsumator

Ekonomi

Në 2016 përfundon vendosja e matësave të energjisë tek çdo konsumator

Publikuar

-

Në sektorin e matjes së energjisë elektrike, OSHEE ka investuar blerjen e 50 mijë matësave, ndërsa nisur nga fakti se ka ende shumë mungesa, deri në fillimvitin 2016 planifikon të përfundojë plotësimi i gjithë konsumatorëve me to.

Burime nga ministria e Energjisë dhe Industrisë bëjnë të ditur se po punohet për një financim të Bankës Botërtore për të plotësuar pajisjen e konsumatorëve me matësat e energjisë.

Kompania “Deutche Telekom” ka filluar prodhimin e 9300 matësave inteligjentë, që do të instalohen në zonat më problematike të Shqipërisë dhe projekti-pilot për vendosjen e tyre do të nisë brenda pak javësh.
Matësat e energjisë jo vetëm që ndikojnë në uljen e konsumit, por përjashton cdo mundësi të vjedhjes së energjisë, mbifaturimi dhe mosvlerësimi i saktë i matjes nga punonjësi i OSHEE. Sistemi i ri i matësave inteligjentë mund të kontrollohet direkt në një portal online nga konsumatori për të ditur sesa harxhon energji dhe për të ekonomizuar më mirë shpenzimet për këtë zë.

Këto lloj amtësash thonë burimet nga OSHEE do vendosen në Tiranë në 4 zonat më problematike: Bathore, Paskuqan, Allias dhe Babrru, që kanë krijuar shumë probleme në pagesat e energjisë së konsumuar.
Janë edhe 40 mijë matësa inteligjentë të tjerë që do të shpërndahen në gjithë vendin, në zonat më problematike me pagesat e energjisë.
Ndërsa deri në vitin 2020 sektori elektroenergjetik do të përfitojë financime në vlerën e 420 milionë dollarë, sektori i Shpërndarjes mbetet kujdesi kryesor për investime.
Burimet nga MEI, bëjnë të ditur se pjesa kryesore e fondeve do të përdoret në sektorin e shpërndarjes ku përveç kredisë 150 milion dollarë, pritet të përfitohet një linjë tjetër financimesh.
Me sistemin e plotë të matjes për çdo konsumator, lidhen rritja e arkëtimeve, ulja e humbjeve dhe konsumit të energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

Me masat për pagesat e energjisë së konsumuar dhe të faturuar, në fund të 3-mujorit të parë konsumi i energjisë elektrike u ul me 10%, energjia e faturuar u rrit 13%, cka tregon reduktim të informalitetit dhe vjedhjes së energjisë elektrike. Sot niveli i humbjeve arrin 32%, nga 45% që ishte në fund të 2013-tës.
MEI ka objektiv që OSHEE me një program me Bankën Botërore, të reduktojë me mesatare vjetore 5% humbjet për të realizuar objektivin që në vitin 2018, humbjet të jenë në parametra të pranueshëm.

ATSH

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Rënia e ekonomisë/ Bode: Sfidë shumë e madhe për tu rikthyer në ritmet e parakrizës

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Ridvan Bode ka folur lidhur me performimin e ekonomisë në vend këto 6 vitet e fundit. Sipas Bodes, sfida më e madhe e ekonomisë shqiptare sot është të rikthehet në ritmet e parakrizës.

“Ekonomia shqiptare e ka humbur dinamizmin e brendshëm dhe përthyen shumë shpejt zhvillimet që ndodhin në rajon dhe në botë. Ka humbur këtë që pas periudhës së krizës, nga 2009-ta. Duhet thënë se ky vit është problematik, me një ngadalësim të ekonomisë. Jemi në një situatë ku rënia ekonomike vërehet në të gjithë Eurozonën. Ekonomia shqiptare edhe në post krizë ka humbur kapacitetet për t’u rikthyer në ritmet e mëparshme.

LEXO EDHE:  Padia nga kompania rumune/ Reagon OSHEE

LEXO EDHE:  Punimet në rrjet/ OSHEE len Tiranën pa drita me 11 maj

Ne jemi shumë larg, jemi në gjysmën e nivelit të parakrizës. Unë besoj që ekonomia shqiptare kishte mundësi të bënte reformimin strukturor të ekonomisë dhe për të ndihmuar biznesin. I vetmi sektor që u reformua është ai bankar. Sistemi prodhues mbeti në pritje të zhvillimeve që nuk mund të riktheheshin. Ekonomia shqiptare ka një sfidë shumë të madhe që të pretendojë të rikthehet në ritmet e parakrizës”, u shpreh Ridvan Bode, në “A2 Business Week”.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Qeveria humbi 11.5 milionë euro nga eurobondi

Publikuar

-

Nga

eurobondi, borxhi qe duhet te paguaje Shqiperia

Kontrolli i lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar në raportin e buxhetit faktik 2018 se nga emetimi i eurobondit në vitin 2018, një pjesë e të cilit ishte blerje mbrapsht e eurobondit ekzistues të vitit 2015, qeveria ka rezultuar me humbje. Kjo pasi  kosto e blerjes mbrapsht ishte më e lartë se ajo e mbajtjes së eurobondit ekzistues, duke shkaktuar një humbje prej 11.5 milionë eurosh, sipas vlerësimit të KLSH-së.

“Emetimi i Eurobond-it gjatë vitit 2018 paraqet një detyrë komplekse për Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MFE) në drejtim të menaxhimit të procesit në vazhdimësi dhe përmbyllja e tij tregon për një realizim, duke marrë në konsideratë punën e kryer, edhe sipas vlerësimit të institucioneve ndërkombëtare”, thuhet në raport.

Gjatë vitit 2018 është realizuar emetimi i Eurobond-it në vlerën 500 milionë euro dhe në të njëjtën kohë, blerja mbrapsht e një pjese të Eurobond-it të vitit 2015 (në shumën 200 milionë euro vlerë nominale).

Emetimi i këtij transaksioni, duke siguruar një normë interesi prej 3.5% në krahasim me 5.75% të Eurobond-it të vitit 2015 vlerësohet i suksesshëm në funksion të riskut të ulur.

Megjithatë, KLSH vlerëson se transaksioni i blerjes mbrapsht të një pjese të Eurobond-it ekzistues nuk ka marrë në analizë një vendimmarrje kosto-përfitim në raport me risqet e eliminuara, si pasojë e këtyre transaksioneve.

“Nga auditimi konstatohet se analiza e kryer në lidhje me procesin e blerjen mbrapsht ka adresuar uljen e riskut të rifinancimit të Eurobond-it në vitin 2020, kur maturohet dhe në të njëjtën kohë, uljen e riskut të normës së interesit, megjithatë nuk rezulton të jetë kryer një analizë e plotë për qëllime të vendimmarrjes në lidhje me dy alternativat kryesore për financimin e nevojshëm deri në vitin 2020”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:  OSHEE kryen punime në Tiranë/ Ja zonat që do të mbeten pa energji

LEXO EDHE:  Vodhi energjinë, kapet 52 vjeçari i dënuar me rreth 4 muaj burg

Në këtë mënyrë, në drejtim të kostove relevante në vendimmarrje, konstatohet se kostoja e blerjes mbrapsht rezulton më e lartë se kostoja e vazhdimit të Eurobond-it ekzistues, pasi shuma e primit të paguar prej 20.15 milionë eurosh (19.5 milionë euro primi + 0.65 milion euro shpenzimet e ndërmjetësimit) është më e lartë se kursimi që vjen nga emetimi i 200 milionë eurove, me një normë interesi më të ulët në shumën 9 milionë euro (kursim prej 4.5 milionë eurosh në vit për 2 vjet, si pasojë e diferencës ndërmjet interesit vjetor prej 11.5 milionë euro, me atë 7 milionë euro të rifinancuar), me një diferencë prej 11.15 milionë eurosh.

Për sa më sipër, KLSH vlerëson se të dy palët (MFE dhe KLSH) kanë kryer përllogaritje të ngjashme për sa u përket kostove, por MFE në observacionet e saj, duke u shprehur për risqet e larta të rifinancimit që ka Shqipëria sipas vlerësimit të saj, vlerëson se kostot e krijuara justifikojnë risqet e administruara.

Në lidhje me procedurën e përzgjedhjes së menaxherit kryesor për emetimin e Eurobond-it në vitin 2018 janë konstatuar parregullsi në drejtim të vendosjes së nënkritereve të vlerësimit pas shpalljes së kërkesës për propozimin financiar jo në përputhje të plotë me kriteret e vendosura në VKM nr. 182, datë 25.02.2015 “Për përcaktimin e procedurës për përzgjedhjen e rregulluesit kryesor (Lead Manager) dhe/ose huadhënësit për realizimin e huamarrjes me instrumente financiare në tregun e huaj”, të ndryshuar./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

610 mln euro të fshehura/ Shqipëria në prag falimenti

Publikuar

-

Nga

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka tronditur financat e vendit, pasi ka nxjerrë në pah gropën ekonomike dhe manipulimin që ka bërë qeveria shqiptare për të mbuluar borxhin real.

Mbi raportin e Buxhetin Faktik për 2018-ën, KLSH ka treguar haptazi skandalin e shthurjes financiare, e cila rrezikon që të çojë ekonominë e vendit në kolaps.
Duke dashur që të mbulojnë borxhin publik, financat kanë fshehur detyrimet e prapambetura dhe borxhet e tjera, të cilat arrijnë deri në 610 milion euro.

Skemat e ndjekura deri tani nga qeveria, kanë çuar në greminë ekonominë e vendit, duke lejuar që borxhi publik të kapë shifra alarmante.

Sipas raportit të KLSH-së, qeveria është treguar e paaftë që të paguajë detyrimet e saj, ndërkohë që financat janë dobësuar. Por edhe PPP-të, të cilat janë konsideruar si një arritje nga Rama, janë një rrezik për rrënimin e ekonomisë dhe për rritjen e borxhit publik.

Ajo që mbetet shqetësuese është fakti se nësë borxhi publik do të llogaritej në bazë të raportit të KLSH-së, atëherëe ai do të ishte 81%.

LEXO EDHE:  OSHEE kryen punime në Tiranë/ Ja zonat që do të mbeten pa energji

LEXO EDHE:  Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

Fshehja e borxhit real nga ana e qeverisë na kujton skenarin grek, ku financat e shtetit helen ishin dobësuar deri në kolaps, ndërkohë që shifrat e paraqitura nga qeveria tregonin një tjetër situatë.

Sa i takon detyrimeve të prapambetura, KLSH shprehet se Ministria e Financave nuk tregon shifrat e sakta, por i mbulon ato.

“Në konkluzion konstatojmë se MFE nuk ka kontroll mbi saktësinë e shumave të detyrimeve të prapambetura të krijuara, të mbartura dhe gjendjes në fund të vitit”- thuhet në raport.

Ndërkohë që në lidhje me këtë skandal, më herët reagoi dhe Partia Demokratike, ku përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, u shpreh se çdo shqiptar duhet të paguajnë 200 euro për të mbuluar borxhin e Ramës.

Sipas opozitës joparlamentare, borxhi i fshehur është një këmbanë alarmi për rrënimin e ekonomisë së vendit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE