LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ky çaj do t’ju japë bukuri dhe shëndet

26 Prill 2015, 22:06, Lifestyle CNA

Luleradhiqja deri disa dekada më parë konsiderohej një barishte, ajo shkulej dhe hidhej. Fatmirësisht, shkencëtarët kanë zbuluar se luleradhiqja është një bimë me veti të shkëlqyera shëruese.

Ka shije të shkëlqyeshme, veçanërisht kur përzihet me mjaltë. Në mjekësinë tradicionale kineze luleradhiqja është pjesë e rëndësishme e ilaçeve të ndryshme.
Pjesët e gjelbra të luleradhiqes mund të përdoren në sallata, ndërsa vetë lulja thahet dhe përdoret për përgatitjen e çajit. Luleradhiqja përmban më shumë karoten se karota dhe është një burim i madh i vitaminave dhe mineraleve të ndryshme.
Diuretike ? Luleradhiqja ka veti natyrore diuretike. Ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, përmirëson shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar. Çaji i luleradhiqes lehtëson problemet e tretjes dhe redukton rrezikun nga gurët në veshka. Ai është gjithashtu i shkëlqyer për urinimin e gurëzve nga veshkat, sepse e bën urinimin më pak të dhimbshëm dhe të pakëndshëm.
Shtypja e gjakut ? Shtypjen e lartë të gjakut mund ta rregulloni përmes konsumimit të përditshëm të çajit të luleradhiqes. Përmban komponentë të cilët në një afat të shkurtër mund ta rregullojnë shtypjen e gjakut. Gjithashtu rregullon nivelet e kolesterolit në gjak dhe në këtë mënyrë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës për shkak se shtypja e lartë e gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit janë shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës.
Mosfunksionimi i mëlçisë ? Lodhja kronike mund të jetë simptoma e parë e çrregullimeve në mëlçi. Luleradhiqja përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lehtëson lirimin e toksinave nga trupi. Vetitë e saj antioksidante zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i mëlçisë. Çaji nga luleradhiqja mund ta rritë oreksin, por gjithashtu e rregullon tretjen dhe lehtëson problemet me tretje.
Humbja e peshës ? Çaji nga luleradhiqja stimulon lehtë sistemin e tretjes dhe përmirëson djegien e kalorive. Urina e njeriut përmban rreth 4 për qind yndyrë. Sa më shumë që urinojmë, nga trupi do të lirohen sasi më të mëdha të yndyrës dhe ujit, dhe ju këtë pas një kohe do ta vëreni në peshore.
Anemia ? Luleradhiqja është një burim i mirë i hekurit, vitaminave dhe proteinave. Hekuri është një pjesë e rëndësishme e hemoglobinës, ndërsa vitaminat dhe proteinat janë esenciale për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Luleradhiqja përmban natrium organik, i cili është i shkëlqyeshëm për njerëzit që kanë një nivel shumë të ulët të natriumit në trup.
Kujdesi për lëkurën ? Kompresat nga çaji i luleradhiqes qetësojnë irritimet e lëkurës. Ato kanë ndikim antimikrobial dhe antiviral, dhe për këtë arsye janë të shkëlqyeshme për pakësimin e puçrrave në fytyrë, si dhe lehtësimin e pickimeve të insekteve. Ato rregullojnë nivelet e hormoneve, ndërsa lëkurës i japin një shkëlqim natyral dhe butësi. Nuk është e domosdoshme që të vendosni kompresa të çajit të luleradhiqes, mjafton ta pini çajin çdo ditë. Pas disa javësh do ta vëreni reduktimin e puçrrave. Kompresat e çajit të luleradhiqes janë dëshmuar të suksesshme në zbutjen simptomave të psoriazës, si kruajtja dhe qërimi i lëkurës.

18:00 Lifestyle

Watson në LA

Aktorja Emma Watson e ka axhendën mjaft të ngarkuar. Aktuali...

Lajmet e fundit nga