LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjergji Mero: T’i kthejmë Korçës vlerat e mohuara

27 Prill 2015, 07:47, Aktualitet CNA

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Korçës, Gjergji Mero në një intervistë për gazetën ?Mapo? eshte shprehur se tashme eshte momenti qe Korces t’ kthehen vlerat e mohura gjate ketyre viteve.

Ai analizon situatën në qytetin ku do të garojë dhe shprehet se rivali i tij, Sotiraq Filo, është zgjatim i një vizioni të dështuar në administrimin e qytetit.   ??Korça nuk ka nevojë as për t?i ngritur kullat e pakuptimta që ngjajnë si përqeshje abstraksioniste piktorësh pa talent, as të prishen, të ribëhen, të arnohen dhe të asfaltohen përciptas rrugë ku nuk fiton qytetari, por ata që firmosin dhe vulosin tenderat??

Ai është profesor i asociuar, dhe ushtron detyrën e Rektorit të Universitetit të Korçës. Megjithatë, Gjergji Mero shikon si nevojë urgjente ndryshimin e situatës në këtë qytet. Në një intervistë për gazetën ?Mapo?, Mero shprehet se nevoja për ndryshim është motivimi kryesor që e nxiti atë për të pranuar sfidën për garën e kryebashkiakut. Pavarësisht kahut politik, kontrata për drejtimin e qytetit, sipas tij, duhet të jetë marrëveshje e lidhur me qytetarin, dhe jo me qeverinë. Kandidati demokrat për Korçën thekson gjithashtu se këto zgjedhje duhet të jenë ?dëshmi e revoltës ndaj varfërisë, krizës ekonomike dhe dëshpërimit të ardhur nga qeverisja qendrore?. Për pasojë, ai fton qytetarët që të gjithë bashkë t?i rikthejnë Korçës transparencën dhe hapësirën ku i pari duhet të jetë qytetari.

Mero, pas një angazhimi të gjatë në botën akademike, ju vendosët që të kandidoni për Bashkinë e Korçës, duke marrë një start tjetër në angazhimet tuaja profesionale. Pse vendosët që t?i futeshit kësaj sfide?

Çdo akt i jetës sonë shoqërohet nga momente kur na japin ose u japim besim njerëzve. Momentet kyçe, arritjet të mëdha, gjysma e rrugës drejt suksesit përbëhet nga besimi që na japin të tjerët, ose që ne vetë dimë të frymëzojmë mes njerëzve. Prandaj më shumë sesa sfidë, e shoh si një akt besimi përkrahjen dhe mbështetjen që kam marrë për kandidaturën time. Në këtë mes, ka një ligj të cilit personalisht nuk i jam shmangur asnjëherë në marrëdhëniet e mia me njerëzit dhe botën: premtimet duhen çuar përherë deri në fund, në realizimin e tyre.

Ky parim, më ka udhëhequr gjithmonë në karrierën time akademike, si profesor në fillim, e më pas si drejtues, për dy mandate, si rektor i Universitetit të Korçës. Në këtë funksion  kam ofruar një model që rezultoi i suksesshëm në këto 7 vite drejtimi: meritat kanë qenë baza për të vlerësuar punën e gjithsecilit. Vizionin që kisha në fillim të mandatit tim, për ta shndërruar universitetin në qendrën më të mirë, më energjike, më përfaqësuese jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, e shoh sot të realizuar tek brezat e të rinjve të diplomuar. Më të njëjtën dëshirë dhe energji, iu bashkova nismës për të qenë administratori i ri i qytetit të Korçës, për të çuar përpara deri në zbatimin e tyre, projekte dhe politika që do të ndryshojnë për mirë jetën e banorëve të rajonit të Korçës.

Pse qytetarët e Korçës duhet të votojnë për ju? Cilat janë projektet tuaja për Korçën e rikonfiguruar pas ndarjes së re territoriale? 

Është momenti që t?u kthejmë banorëve të Korçës qytetin e tyre, vlerat e mohuara, territorin ku ata jetojnë, me ndryshimet që duhet të ndodhin vetëm kur janë në të mirë të të gjithëve, e jo në interes të pushtetarëve. Kemi një nevojë urgjente që gjërat të ndryshojnë, tani. Ky është motivimi që më nxit të kandidohem. Kjo është sfida që qyteti i Korçës duhet të kapërcejë.

Qyteti ynë nuk ka nevojë për shkëlqimet e rreme të rrugëve, është errësira e varfërisë, e mungesës së mundësive për të rinjtë, ajo që nxin dhe duket në distancë mbi qytetin tonë.  Korça nuk ka nevojë as për t?i ngritur kullat e pakuptimta që ngjajnë si përqeshje abstraksioniste piktorësh pa talent, as të prishen, të ribëhen, të arnohen dhe të asfaltohen përciptas rrugë ku nuk fiton qytetari, por ata që firmosin dhe vulosin tenderat. Që duhet të paguajnë hiset e tyre tek eprorët, pa e vrarë mendjen për shqetësimet reale të njerëzve. Mbi të gjitha, qyteti ynë nuk ka nevojë për fasadën tashmë qesharake të festave njëra pas tjetrës, të koncerteve fiktivë, të festivaleve ku qëllim kryesor nuk është përfshirja e qytetarëve, por vjelja e shumave të majme për portofolin e organizatorëve.

Ndarja e re territoriale shton hapësirën vepruese të bashkisë së Korçës, por njëherësh rrit dhe përgjegjësitë për të përmirësuar jetën e njerëzve, për të njohur nga afër e për t?iu dhënë një zgjidhje edhe problematikave të mprehta nga qendra e qytetit, deri në zonat më të thella dhe periferike. Janë bërë shumë mynxyra mbi urbanistikën e qytetit, dhe ajo që duhet të ndalojmë, me të gjitha forcat dhe me shpirtin e lirë, demokrat, të qytetarëve që e duan ndryshimin dhe do ta tregojnë këtë me vendosmërinë e votës së tyre, është që këta që sot janë në pushtet, të vazhdojnë të patrazuar të bëjnë pazaret e tyre, të pashqetësuar nga askush. Ka ardhur koha që kjo të marrë fund.

Cilat mendoni se janë pikat e dobëta por edhe të forta të rivalit tuaj? Dhe, çfarë avantazhi keni ju si një figurë që vini nga akademizmi por edhe disavantazhet që mund t?ju penalizojnë disi në raport me rivalin tuaj?

Ka një frazë interesante që thotë se rruga e vërtetë drejt fitores, është të zbulosh dobësitë e kundërshtarit tënd, të marrësh forcën e tij dhe ta përdorësh kundër tij, deri sa ai të dorëzohet dhe të humbasë.

Në rastin e zotit Sotiraq Filo, nuk besoj është e vështirë të përmenden dobësitë dhe mungesat që janë në sy të të gjithëve. Zoti Filo, brenda gjithë respektit që më dallon në marrëdhënie me njerëzit, është zgjatim i një vizioni të dështuar në administrimin e qytetit. Ajo që e dallon nuk është as iniciativa e as frymëzimi për të sjellë ide të reja në interes dhe në të mirë të qytetit, por një bindje e pakushtëzuar ndaj urdhrave dhe vendimeve të të tretëve, si të jetë një marionetë e bindur që firmos kur i kërkojnë ta bëjë këtë.

Zoti Filo është i ri, por nuk ngjan i tillë, nuk ka energjinë dhe nervin që të shndërrojë Korçën në qendrën e rëndësishme ekonomike, kulturore, turistike, t?i rikthejë rëndësinë dhe dinjitetin qytetit, duke nisur nga rëndësia dhe dinjiteti që duhet të fitojnë në fillim qytetarët.

Është një administrator gri, kështu do ta përkufizoja, rasti i administratorit të keq, i cili për ?detyrë? ka vetëm aplikimin e vendimeve që merren tjetërkund. Kjo jo vetëm është kufizuese në profilin që duhet të ketë një drejtues, por nuk orientohet në zgjidhjen e problemeve, i zvarrit dhe i zgjat ato, aq sa qytetarëve të Korçës po iu shteron durimi dhe e kërkojnë ndryshimin me ngulm.

Si e vlerësoni punën e rivalit tuaj? Çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë keq në këto dy vite administrimi nga Sotiraq Filo?

Nuk ka test më të mirë të dështimit të premtimeve të qeverisjes së majtë, sesa modeli aktual i ofruar për qytetarët nga Bashkia e Korçës. Çdo premtim i pambajtur është si një pemë pa fruta, dhe nën drejtimin e së majtës ne jemi përpara një shkretëtire të thatë, djerrë, ku shohim të lëkunden vetëm mirazhet, premtimet boshe që nuk kanë në thelb asnjë të vërtetë.

Është shqetësuese, më lejoni të them, që arroganca, egoja, oreksi për të përvetësuar fondet publike, të gjitha këto kanë qenë pjesë e drejtimit të qytetit.

Si mundet, më lejoni të pyes, të vazhdojmë t?i japim besim një kryetari bashkie, që nuk merr as mundimin të konsultojë, të vlerësojë dhe të respektojë, tek e fundit, opinionin e qytetarëve për ndryshimet që ndodhin në qytet?

Çdo vendimmarrje është abuzive, kur kalohet në heshtje dhe nuk ndahet për konsultim me njerëzit. Pavarësisht  kahut politik, kontrata për drejtimin e qytetit, është një marrëveshje e lidhur me qytetarin,  jo me qeverinë. Jam i bindur që sikur për interesa të ngushta, nga qeveria të vinte urdhri të rrafshohej një pjesë e historisë së qytetit, këta drejtues të sotëm të bashkisë do ta bënin pa ngurrim. Nga njerëz që nuk ndjejnë dhimbje tjetër në jetë, përveç çasteve kur nuk dyfishojnë kapitalin e tyre, duhet të kesh përçmim dhe mëdyshje, t?i sfidosh dhe t?i nxjerrësh në pension, pa më të voglin ngurrim.

Me besimin dhe votën e qytetarëve, do të mund t?i themi ?Ndal? kësaj klime papërgjegjshmërie, që me një vizion të përbashkët të shpëtojmë qytetin nga gjymtimet, kullat dhe çibanët, rrugët që nuk janë rrugë, njerëzit që marrin rrogën e tyre, për të firmosur symbyllur tenderat që ushqejnë përfitime individuale dhe jo publike.

A dispononi ju sondazhe paraprake mbi mbështetjen që e djathta ka në këtë qytet? Sa e mundshme është fitorja juaj në Korçë dhe këtu kam parasysh jo vetëm mbështetjen që e djathta ka te qytetarët por edhe te fakti se sa e unifikuar si forcë politike është ajo në këtë qytet?? Së dyti, a ju penalizon fakti se PD-ja po shkon e tkurrur në këto zgjedhje, ku vota të disa partive të djathta do të llogariten si vota për kandidatin e majtë? (U referohem këtu disa partive, si FRD apo PDK?)

Personalisht kam mbetur i befasuar nga reagimet e njerëzve të thjeshtë pasi u shpall vendimi i kandidimit tim. Sondazh më të mirë se përkrahja e treguar, mbështetja e atyre që shkojnë përtej politikës, por vlerësojnë individin, shfaqin besim dhe i bashkohen kauzës së tyre për një qytet ndryshe,  nuk besoj se mund të ketë. Unë e kam lidhur gjithë jetën time profesionale me zonën dhe qytetin e Korçës, i njoh me vërtetësi dhe nga afër problematikat dhe vështirësitë që ndeshin njerëzit çdo ditë. Projekti im për të sjellë një administrim ndryshe të qytetit, do të nisë nga ideja e fitores, si e vetmja dhe e mundshmja. Njerëzit më kanë shprehur mbështetje dhe kërkojnë ndryshimin që pritet për të rigjallëruar shpirtin fisnik të këtij qyteti, dinjitetin e njerëzve, mundësinë për t?i dhënë një tjetër horizont, shpresëdhënës dhe optimist, ëndrrave të gjymtuara të qytetarëve korçarë.

Këto zgjedhje, patjetër, do të jenë edhe një dëshmi e revoltës ndaj varfërisë, krizës ekonomike, dëshpërimit të ardhur nga qeverisja qendrore. Ka një thënie fshikulluese mbi politikanët dhe vendimmarrjen e tyre, e përmendur nga Nikita Hrushov: ?Politikanët janë të njëjtë, gjithandej. Premtojnë të ndërtojnë ura edhe mes vendeve që nuk ndahen me lumenj në mes?. E tillë është politika e qeverisë së sotme. E në këtë mes unë shoh fatkeqësi dhe jo vizion. Të kërkosh të pamundurën, thjesht për të kërkuar të dalë deri në fund e jotja, do të thotë jo të tallesh, por të luash rrezikshëm me një komb të tërë.

Por përtej kësaj, qytetarët korçarë do të votojnë individin që do të administrojë qytetin e tyre. Prandaj kam një besim të frymëzuar nga e mira dhe e dobishmja, në interes të qytetit dhe qytetarëve, që do të fitoj këto zgjedhje vendore dhe do të vihem në shërbim të plotë të komunitetit. Së bashku, do t?i rikthejmë qeverisjes së qytetit transparencën dhe hapësirën ku do të dëgjohet i pari zëri i qytetarëve.

Një pyetje në parim: si po ju duken përballjet e kandidatëve të shpallur deri më tash nga dy partitë e mëdha dhe, krahas Korçës, në cilat bashki të tjera të nivelit të parë e shihni garën më të fortë?

Unë vlerësoj të gjitha përballjet e kandidatëve të shpallur deri më tash nga dy partitë e mëdha si përballje vlerash qytetare, por edhe idesh e vizionesh, ku qytetarët do të kenë  përballë dy alternativa, ata do të vendosin. Të gjitha kandidaturat e vendosura nga Partia Demokratike, për mendimin tim, janë kandidatura vlerash qytetare që do të sjellin ndryshimin e kërkuar.

Lajmet e fundit nga