LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çiftet që divorcohen predispozohen për të pësuar atake kardiake

27 Prill 2015, 16:08, Lifestyle CNA

Dhimbja që përfitohet nga ndarja (divorci) mes çifteve është e njëjtë me humbjen e një njeriu të dashur, i cili ndahet nga jeta. Një studim i Duke University nxjerr në pah se personat që divorcohen dhe ndahen nga bashkëshortët respektivë, si femrat edhe meshkujt, janë më të predispozuar për të pësuar atake kardiake në krahasim me personat e tjerë që janë në të njëjtin nivel si ata, por që vijojnë të jenë të martuar.

Studimi është realizuar mbi një kampion të përbërë nga 15 mijë njerëz. Stresi kronik i lidhur me këtë ngjarje ka një ndikim afatgjatë në organizëm. Në kërkimin e realizuar nga viti 1992 deri në vitin 2010, është vënë re se një në tre persona ishte divorcuar të paktën një herë dhe se femrat e divorcuara kishin 24% më shumë mundësi të prekeshin nga ataku kardiak, në krahasim me ato që vijonin të ishin të martuara.

Linda George, një nga kërkueset theksoi: ?Ky rrezik mund të krahasohet me rrezikun që i kanoset zemrës kur personi vuan nga tensioni apo nga diabeti?.

Kur personi martohet, rreziku ulet ndjeshëm për femrat dhe eliminohet tërësisht për meshkujt.Pse ndodh kjo? Sipas kërkuesve, ndryshimi i stilit të jetës, siç është humbja e burimeve ekonomike, nuk mjaftojnë për të shpjeguar fenomenin.

Sipas George, ai që ndikon së tepërmi është stresi psikologjik, i cili ka ndikim në sistemin imunitar, duke bërë që të rritet niveli i stresit hormonal. Pra, e gjithë eksperienca e jetuar në vite, ka një kosto fiziologjike.

George shpjegon: ?Ndryshimi mes gjinisë femërore dhe asaj mashkullore vihet re edhe në gjendjen depresive. Divorci është një ngarkesë psikologjike më e madhe për femrat se sa për meshkujt?.

Shendetesia.al

16:00 Lifestyle

Duff në Hollivud

Kohët e fundit kanë shpërthyer komentet në rrjetet sociale m...

14:00 Lifestyle

E zjarrta Gaga

Qenushin e saj më të ri Koji ajo ja prezantoi gjtihë fansave...

12:00 Lifestyle

Lineker pozon në LA

Ajo ja dedikoi këto muaj të parë të vitit botës së aktrimit ...

Lajmet e fundit nga