LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bogdani: Basha e modernizoi Tiranën, ndërsa Rama e betonizoi

27 Prill 2015, 13:58, Politikë CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, në një deklaratë për mediat, ka vijuar me rrugën e akuzave që ditët e fundit kanë përfshirë PD dhe PS në lidhje me punën që ka bërë kryebashkiaku aktual i Tiranës, Lulzim Basha.

Bogdani theksoi se qytetarët e dinë punën që ka bërë Basha ën katër vite për Tiranën, duke i dhënë sipas tij, pamjen dhe vizionin e një qyteti modern.

Deklarata e plotë e Gert Bogdanit

“Baltosja e përditshme e Partisë Socialiste dihet që nuk ngjit më. Çdo qytetar i Tiranës dhe i Shqipërisë e ka shumë të qartë dhe e di fare mirë se Lulzim Basha si kryetar bashkie i ka dhënë Tiranës pamjen dhe vizionin e një qyteti modern dhe europian. Me projekte për bulevardin e ri, me projekte për terminalin multimodal të pasagjerëve, për një transport publik modern, të gjitha këto projekte të bllokuara dhe të ndaluara nga Edi Rama në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Një qytet me mbi 200 projekte të realizuara sot në infrastrukturë, dhe lagje në qytetin e Tiranës me shkolla dhe kopshte të reja. Po Edi Rama, çfarë gjurme la ai në qytetin e Tiranës si kryebashkiak. Të vetmen gjurmë që la është betoni i Tiranës dhe e vetmja gjurmë që po le sot në Shqipëri është eksodi, është ekonomia, është papunësia, është varfëria e qytetarëve shqiptarë.

Qytetarë të cilët pyesin, ku është Edi Rama, ku është kryeministri i tyre turist i një populli që është sot në eksod, emigron. Por z. Rama duket se e ka fare të qartë që revolta e qytetarëve shqiptarë do ta ndëshkojë atë më 21 qershor. Ndaj sot fshihet, nuk përballet me qytetarët e tij dhe prezantimet e kandidatëve i bën ose duke ikur me vrap siç bëri në Tiranë, ose në salla të mbyllura dhe të errëta”.

 

Lajmet e fundit nga