LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadori Lu publikon ndihmën e SHBA-ve për zgjedhjet vendore

27 Prill 2015, 09:06, Aktualitet CNA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu ka bërë sot publike mbështetjen e qeverisë së SHBA-ve  për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. ?Ne do të japim më shumë se gjysmë million dollarë në mbështetje të OJQ të cilët do të vëzhgojnë në zgjedhje. Do të bashkëpunojmë me 22 OJQ shqiptare dhe Shoqërinë Civile?, tha Lu.

Gjatë një konference për shtyp, ku e pranishme ishte dhe Kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi, Ambasadori tha më tej se ?presim përpjekje të forta përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Do të bashkëpunojmë me shoqërinë civile për të promovuar zgjedhje të lira e të ndershme, me pjesëmarrje të gjerë, sidomos nga të rinjtë. Nuk janë të huajt ata që do i organizojnë zgjedhjet, por zgjedhjet e mira priten nga puna juaj?.

Lajmet e fundit nga