LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Risitë e modeleve të flokëve

26 Prill 2015, 10:13, Lifestyle CNA

Kujdesi ndaj flokëve për shumë meshkuj, për të mos thëne për të gjithë, ka qenë dhe mbetet sfidë. Të dukësh mirë dhe në formë dëshiron secili nga ne por ka dhe diçka që duhet të shkojë në harmoni me gjithë këto gjera, dhe padyshim flokët janë një element kryesor. Një hulumtim i bërë kohë më parë ka ardhur në përfundim se çdo i dyti mashkull mbas të 30-ve ka probleme me rënien e flokëve. Të kesh flokë të shëndetshme është dhuratë nga natyra apo ndoshta  dhe gjeni i mirë i trashëguar. Tendencat  e fundit në modelin e flokëve për meshkuj  kanë ardhur me disa ndryshime viteve të fundit. Trendët e 2014 janë pak më ndryshe dhe duket qartë inspirimi i stilistëve në vitet 40-50 por edhe duke ardhur deri në vitet 60-70 të shekullit të kaluar. Kjo tendencë është parë shumë në  modelin e flokëve që kanë zgjedhur meshkujt e ditëve të sotme. Duke parë se në modë nuk është vetëm një model, diversiteti dhe eksperimentimi  është i lejuar deri në një pikë.

Këtë vit është shume i përdorur stili apo modeli i njohur Pompadour. Ky stil flokësh është një mënyrë e thjeshtë e të ndjekurit të trendit aktual. Flokët duhet të kenë një gjatësi prej 7-10 cm në qendër, ndërsa anëve duhet prerë më shkurtë. Kjo gjatësi ju lejon të bëni eksperimente me flokët tuaj dhe nuk është e vështirë për tu kujdesur mjafton të keni një gjel apo vaks (dyll). Ky model  konsiderohet edhe si modeli më burrëror që në realitet mendohet se shprehë seriozitet,  profesionalizëm dhe klasë. Nuk është rastësi që ky model i flokëve është parë edhe te shumë futbollistë në kampionatin botëror të futbollit që këtë vit po organizohet në Brazil. Shumë yje me ndikim sot në boten e showbizit si David Beckham, Justin Timberlake, Bruno Mras e shumë të tjerë  kanë zgjedhur modelin pompadur për të shfaqur një pjesë të karakterit të tyre me anë te kësaj prerje.

Lajmet e fundit nga