LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përvjetori i shpërthimit të Çernobilit

26 Prill 2015, 20:20, Kosova & Bota CNA

Qindra njerëz  në Ukrainë shënuan 29 vjetorin e incidentit më të rëndë bërthamor në botë, atë në centralin e Çernobilit. Shpërthimi në Çernobil me 26 prill të vitit 1986 shkaktoi 30 të vrarë. Mijëra ukrainas mbetën me aftësi të kufizuara të përhershme nga fatkeqësia. Qindra e mijëra të tjerëve iu desh të braktisin shtepitë e tyre sepse shpërthimi çliroi gaze të rrezikshme radioaktive.

Qindra njerëz u mblodhën në një ceremoni përkujtimore për viktimat e katastrofës së Çernobilit, duke shënuar kështu 29 vjetorin e aksidentit bërthamor më të rëndë në botë. Valentina Gondareva, është banore e qytetit Slavutych e zhvendosur këtu nga rrethinat pranë Çernobilit.

?Nxehtësia ishte e madhe dhe të gjithë ne kishim djegie, njolla dhe lëkura na kruhej. Pastaj na larguan nga qyteti dhe pritëm rradhën për autobusin që do të na çonte në një fshat. Më vonë e kuptuam se largimi ishte përgjithmonë.?

Një ceremoni fetare u mbajt në Slavutych, ku njerëzit vunë lule dhe qirinj. Slavutych, që ndodhet 60 kilometra nga centrali bërthamor i Çernobilit, është qyteti më i afërt i banueshëm pranë zonës së ndotur nga radioaktiviteti.  Është një qytet i ndërtuar qëllimisht për të strehuar njerëzit që u detyruan të braktisin shtepitë e tyre nga katastrofa. Përsëri Valentina Gondareva:

?Ky qytet është i mirë dhe jemi përshtatur ndaj gjithçkaje. Jemi këtu që nga viti 1988, por po na thanë se do të jetë e mundëshme të kthehemi nga kemi ardhur, ne do ta bënim këtë menjëherë.?

Shumë banorë aty kanë të afërm apo miq që ose u vranë nga zjarri që përpiu centralin pas shpërthimit, ose që kanë vdekur më pas nga sëmundjet e rrezatimit me gaz radioaktiv.

Shpërthimi në Çernobil me 26 prill 1986 shkaktoi menjëherë më shumë se 30 të vdekur dhe si rezultat i niveleve të larta të gazeve radioaktive në perimetrin prej 32 kilometrash, 135 njerëz u desh të evakuohen.

Shpërthimi çliroi një re vdekjeprurëse radioaktive e cila ndoti një zonë prej 150 kilometrash kateror në Ukrainë dhe Bjellorusinë fqinje.

Sipas të dhënave nga qeveria e Ukrainës, më shumë se 4 mijë njerëz që morën pjesë në përpjekjet sovjetike të nxituara dhe organizuara keq për pastrimin e vendin kanë vdekur. Por të dhënat e vërteta besohet se tregojnë për fatalitete më të larta.

Më shumë se 70 mijë ukrainas u bënë me aftësi të kufizuara nga katastrofa./voa

20:25 Kosova & Bota

Dilema greke

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian, të cilët janë m...

Lajmet e fundit nga