Connect with Us

Pas tërmetit shkatërrimtar në Nepal

Bota

Pas tërmetit shkatërrimtar në Nepal

Publikuar

-

Menjëherë pas tërmetit vdekjeprurës që ka shkaktuar mijëra viktima në Nepal, bota është mobilizuar në mbështetje të popullit të Nepalit. Mesazhet e ngushëllimit kanë ardhur nga udhëheqës politikë e fetarë, ndërkohë që shumë vende po organizojnë gjithashtu dërgimin e ekipeve të shpëtimit dhe pajisjeve të ndihmave.

Gjatë meshës së të dielës, Papa Françesku shprehu solidaritetin me viktimat e tërmetit të fuqishëm. Duke udhëhequr lutjen në sheshin e Shën Pjetrit, Papa u lut për të vdekurit dhe për të zhvendosurit në Nepal, dhe bëri thirrje për ndihma.

“Të dashur vëllezër dhe motra, gjendemi pranë popullit të goditur nga tërmeti në Nepal dhe vendet fqinje. Lutem për viktimat, të plagosurit dhe ata që po vuajnë këtë shkatërrim. Kanë mbështetjen dhe solidaritetin tim vëllazëror.”

Në Japoni, një ekip prej 74 punonjës shpëtimi u nisën drejt Nepalit për t’iu bashkuar misioneve të kërkim-shpëtimit. Sipas Ministrisë së Jashtme japoneze, ekipi përfshin punonjës policie, zjarrfikës, roje bregdetare dhe punonjës ndihmash, si dhe një njësi që do të vlerësojë përmasat e shkatërrimit.

Në Gjermani, një ekip u mblodh me shpejtësi në Frakfurt, dhe u nis drejt Nepalit, nën drejtimin e organizatës së kërkim-shpëtimit ndërkombëtar, ISAR. Ekipi përbëhet nga 52 persona, njësi me qen kërkimi, dhe personel mjekësor.

LEXO EDHE:  Në prag Krishtlindje/ Arqipeshkvi i Shkodrës ndan mesazhin e tij për Shqipërinë

“Objektivi kryesor për momentin është të gjejmë të mbijetuarit e mbetur nën rrënoja nën këtë periudhë kohore prej rreth 100 orësh. Gjithashtu, duhet të ofrojmë ndihmë mjekësore për të plagosurit në zonën e shkatërruar.”

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, shprehu ngushëllimet e tij ndaj popullit të Nepalit dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë

“Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Nepalit që po përballet me këtë shkatërrim të tmerrshëm. Izraeli po ofron ndihmë. E gjithë bota duhet të ndihmojë njerëzit të rindërtojnë shtëpitë dhe jetët e tyre.”

Kina dërgoi ekipe ndihmash në zonat më të prekura nga tërmeti në Tibet. Punonjësit e ndihmave ishin pjesë e një autokolone kamionësh me ndihma dhe tenda emergjence.

Tërmeti fillestar prej 7.8 ballësh është më i fuqishmi që ka goditur këtë vend të varfër të Azisë jugore në 80 vitet e fundit. Pasojat e tij u ndjenë edhe në Indi, Bangladesh dhe Pakistan.

VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Tmerr dhe panik në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në mes të dëborës

Publikuar

-

Nga

Një avion civil i kompanisë ruse UTair është dashur të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Usink, në republikën ruse të Komit.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, teksa ishte në fazën e uljes, avioni ka goditur bishtin në pistën e akullt.

Shkak i aksidentit ka qenë një problem me rrotat e Boeing, në të cilin udhëtonin 94 persona, mes të cilëve edhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

LEXO EDHE:  Tërmeti në Meksikë/ Rritet numri i viktimave, 248 persona humbën jetën

LEXO EDHE:  Tërmeti në Meksikë/ Rritet numri i viktimave, 248 persona humbën jetën

Fatmirësisht nga incidenti nuk ka patur asnjë të plagosur.


LEXO TE PLOTE

Bota

Sulm në Afganistan/ Vriten 2 ushtarë amerikanë dhe 1 afgan

Publikuar

-

Nga

Ushtria amerikane në Afganistan njoftoi të dielën se të paktën dy ushtarë të saj janë vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një ushtar i forcave aleate afgane, qëlloi me armë ndaj tyre.

Një zëdhënës i forcave amerikane tha se ngjarja ndodhi në distriktin Sherzad të provincës lindore të vendit, Nangarhar.

Zyrtarët e ushtrisë amerikane thanë se po mbledhin informacione rreth shkakut apo motivit të sulmit për të cilin nuk dihet ende asgjë. Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se gjatë incidentit u vra edhe një ushtar afgan.

Guvernatori i provincës lindore të Afganistanit Shah Mahmood Miakhel i tha Zërit të Amerikës se gjatë incidentit u vra gjithashtu edhe autori i sulmit.

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Komisioni Europian akordon 15 milion euro për Shqipërinë

LEXO EDHE:  "Armiku" që jep ndihmë

Zoti Miakhel bëri të ditur se autoritetet kanë nisur hetimet mbi ngjarjen. Provinca e Nangarharit kufizohet me Pakistanin dhe disa nga distriktet e saj shërbejnë si “kështjella” për kryengritësit talebanë apo baza për militantët e lidhur me grupin terrorist terrorist të Shtetit Islamik.

Në Afganistan operojnë rreth 13 mijë trupa amerikane. Disa prej tyre kanë si detyrë të kryejnë operacione kundër terrorizmit, ndërsa pjesa tjetër shërbejnë në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO duke ndihmuar në trajnimin dhe këshillimin e forcat afgane të sigurisë që luftojnë ndaj Talibanëve./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Basha viziton të strehuarit në hotelet e llixhave në Elbasan/ Mirënjohje për zemërgjerësinë

LEXO EDHE:  Në prag Krishtlindje/ Arqipeshkvi i Shkodrës ndan mesazhin e tij për Shqipërinë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE