LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Morinë/Goditet rrjeti i trafikut të drogës Shqipëri-Kosovë, pranga 5 personave

26 Prill 2015, 14:57, Aktualitet CNA

Policia e Kukësit ka vënë në pranga pesë persona të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në një operacion të emërtuar ?Jupa 1?, ku në trafikun e lëndëve narkotike ishin përfshirë shtetas nga Kosova dhe Shqipëria në një rrjet që synonte trafikimin e drogës nga Shqipëria në Kosovë.

Në mesnatë, në fshatin Morinë, pranë pikëkalimit kufitar të Morinit u ndaluan dy shtetas nga Kosova dhe më pas një tjetër nga Durrësi që rezultonin të implikuar në këtë rrjet.

Specialistët për narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Kukësit prangosën Altron Maxhinin, 23 vjeç, banues në Prishtinë, Grir Shalën 27 vjeç po nga Prishtina si dhe Ermir Dedjen 19 vjeç nga Durrësi.

Ky fundit u prangos në Durrës pas shkëmbimit të informacionit me policinë e këtij qyteti.

Nga zgjerimi i rrethit të hetimeve ka rezultuar se Ermir Dedja u kishte shitur droge Indrit Lalës dhe Selanik Hotit 22 dhe 23 vjeç, banorë të qytetit të Krumës të cilët kishin për ta dërguar sasinë e lëndës narkotike deri në afrësi të Morinit ,ku do ta merrnin dy shtetasit nga Kosova.

Dy të rinjve nga Kruma iu bllokua në automjetin e tyre Mercedez Benmz me targa AA552 KE, një sasi prej 3 kg marijuanë në aksin kombëtar të rrugës Kukës-Morinë.

Lënda narkotike dhe autovetura u sekuestruan si prova materiale dhe ndaj pesë të rinjve ka nisur procedim penal për trafikim të lëndëve narkotike.

Lajmet e fundit nga