LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kulla e betonit, arkitekti Piter e vodhi dhe banalizoi projektin

26 Prill 2015, 16:05, Aktualitet CNA

Elvi FUNDO

Dhjetra e dhjetra shkrime, qindra e qindra kritika, për një kullë betoni në qendër të Korcës. Në debat hynë dhe intelektualë dhe arkitektë, kulla tërhoqi vëmendjen dhe ish-kryebashkiaku Niko Peleshi sot zv/kryeministër, shijonte debatin në distancë. Kur sulmi nxehej hynte vetë në lojë.

Por, kulla përfundimisht po quhet objekt i shëmtuar i rrethuar nga qeparizë që zakonisht vendosen në varreza. Thua se ai ciban betoni është varri që simbolizon atë që po kalon sot Korca.

Por përtej cdo mendimi sot doli dhe një fakt tjetër. Ideja e arkitekit Piter, një mik i Edi Ramës është thjesht një ide e vjedhur e cila është kthyer nga një objekt magjik, në një ciban betoni.

Për kullën ka pasur shumë ide, që nga fakti se do kishte një ?revolucion arkitekturor?, sic e quan zv/kryeministri Peleshi. Kulla minimalisht duhet të ishte 3 herë më e lartë, apo mbështetja që shumë njerëz i bënë projektit të parë ku ishte një objekt social kulturor, por asnjë nga këto nuk ndodhi. Revolucioni thjesht ngeli debate dhe tërheqja e vëmendjes, edhe ky është revolucion në vetvetë. Tregon karrakterin e servilëve që natën e shajnë dhe ditën e lëvdojnë kullën.

Sot kemi një objekt që edhe kur në Korcë ka 500 turistë, asnjë po asnjë fare nuk hipën në Kullën e betonit, që thjesht ka një pamje të vecantë në pedonale dhe nga pjesa tjetër shikon disa taraca dhe cati të shëmtuara.

Fotot e mëposhtme linku tregojne kullën e kopjuar, pra atë magjiken me xham dhe shkallë, me një panoramë dhe shumë ngjyrëshe dhe një tjetër kullë betoni me disa fërgji e rrethuar me qipariza që si murgj të ngratë që simbolizojnë ?varezën? përfundimtare që ju bë me këtë kullë një sheshi në Korcë.

Pra nuk kemi ?revolucionin? e Niko Peleshit, por betonin e Raqkës që do mbahet mend në Korcë si Raqkë betoni me detyrë rroje në bashki.

p.s. mos e shikoni ditën se pa ndricim është si arkivol në këmbë

Linku ku gjendet projekti i kulles te VERTETE:

http://www.archdaily.com/54335/vertical-omotesando-wai-think-tank/

 

Kulla e Korces

Lajmet e fundit nga