LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kim Mehmeti: DPMNE-BDI tallet me ne shqiptarët e Maqedonisë, e Tirana dhe Prishtina zyrtare heshtin?!

26 Prill 2015, 18:23, Kosova & Bota CNA

Një nga publicistët më të njohur në  Maqedoni, Kim Mehmeti ka hedhur dyshime të forta për zyrtarët e lartë të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Ai shkruan se DPMNE- BDI po tallet me shqiptarët e Maqedonisë dhe për të problemi kryesor është heshtja e Tiranës.

Ja çfarë shkruan ai:

?Mediat paralajmërojnë se kryetari i BDI-së nesër do e vizitojë Prishtinën! Kjo do të thotë se, o ka marrë urdhër nga punëdhënësi i vet ? DPMNE-ja- që t?i pyes shokët e tij të atjeshëm se çka ndodhi dhe pse dështoi sulmi ?terroristë? mbi Maqedoninë, o nga pushtetarët e atjeshëm të kërkojë mbulesë për përbuzjen që ia bëri popullit të vet! Dhe atje ai do mund të fotografohet me gjithë burrështetasit e Kosovës, por nuk ka fotoaparat që do mund ta shlyejë pafytyrësinë e atyre që shkelën mbi shenjtësin që nuk e shkel burri dhe i njerëzishmi ? besimin e popullit! Në ndërkohë mbetet e vërteta se regjimi DPMNE-BDI tallet me ne shqiptarët e Maqedonisë, e Tirana dhe Prishtina zyrtare heshtin?! Gjë që të çon edhe të dyshosh se mos vallë edhe disa burrështetas të Kosovës dhe mëmëdhe Shqipërisë, janë anëtarë të klubit ?hajdutokrat? të regjimit DPMNE-BDI!?

20:25 Kosova & Bota

Dilema greke

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian, të cilët janë m...

Lajmet e fundit nga