LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështimi me shlyerjen e borxheve, qeveria shkurton 150 milionë euro nga investimet e 2015

26 Prill 2015, 06:18, Ekonomi CNA

Premtimi i qeverisë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ka dhënë një efekt të drejtpërdrejtë negativ tek investimet publike. Burime për gazetën ?SOT? bëjnë me dije se në kuadër të procesit të shlyerjes së borxheve ndaj biznesit, Ministrisë së Transporteve do t?i shkurtohen 150 milionë euro, të planifikuara për investime.

Një tjetër problem që pritet të shfaqet me reduktimin e investimeve, do të jetë krijimi i borxheve të reja. Parandalimi i detyrimeve të reja është një kusht i vendosur nga BB dhe FMN dhe kjo masë parashikohet dhe në strategjinë e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Por në kushtet kur investimet e nisura do të ndërpriten pikërisht për shlyerjen e detyrimeve të mëparshme, ky premtim i qeverisë duket thuajse i pamundur të mbahet. Ndryshimi destinacionit të 150 milionë eurove nga investimet publike tek shlyerja e borxheve të prapambetura, sipas ekspertëve është një veprim jo pozitiv për ekonominë, pasi shlyerja e borxheve në përgjithësi si proces nuk ka krijuar ndonjë impakti domethënës pozitiv në ekonomi, ndërkohë që investimet publike kanë një impakti të drejtpërdrejtë.

Reduktimi i investimeve, shkak shlyerja e borxheve 

Të dhënat zyrtare tregojnë se kriza e financave publike dhe pagesa e detyrimeve të prapambetura kanë goditur fort investimet publike. Sipas Ministrisë së Financave, vitin e kaluar investimet e qeverisë ranë në 60 miliardë lekë, sa 4.3 për qind e prodhimit kombëtar, duke shënuar një nga nivelet më të ulëta historike. Por ky nuk ishte një rast i veçuar. Të dhënat tregojnë se 2014-a ishte viti i tretë me radhë, që investimet përmes buxhetit bien nën 5 për qind të prodhimit kombëtar, një nivel i konsideruar nga ekspertët si i domosdoshëm për të mbështetur rritjen ekonomike. Në 4 vitet para kësaj periudhe, Shqipëria ka shpenzuar për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve apo projekteve të tjera të zhvillimit, mesatarisht 7 për qind të prodhimit kombëtar në vit. Rënia dramatike e fondeve, që vendi alokon për investime në kushtet e rritjes së vazhdueshme të borxhit, lidhet kryesisht me shlyerjen e borxheve të vjetra. Vitin e kaluar, buxheti shpenzoi 35 miliardë lekë, ose 2.8 për qind e prodhimit kombëtar për të paguar detyrimet e prapambetura ndaj privatëve.

 

Lajmet e fundit nga