LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Twitter tani lejon dërgimin e mesazheve

25 Prill 2015, 10:45, Tech CNA

Twitter njoftoi të hënën se të gjithë përdoruesit tani do të kenë mundësi të dërgojnë dhe marrin mesazhe direkte nga çdo përdorues tjetër. Kjo veçori është prezantuar fillimisht në vjeshtën e 2013-ës por ishte vetëm për disa përdorues. Tani, kjo veçori do të jetë në dispozicion për 288 milionë përdoruesit aktivë mujor të Twitter-it. Përdoruesit mund të kontrollojnë në faqen e konfigurimeve ?Siguri dhe privatësi? veçorinë ?Merrni mesazhe direkte nga çdo përdorues?. Përdoruesit e Twitter-it që do të ndryshojnë konfigurimet e tyre për të lejuar marrjen e mesazheve nga çdo përdorues do të kenë mundësi të kontaktohen privatisht nga përdorues në të gjithë botën, biznese, punëdhënës etj. Për më tepër, kompanitë, politikanët, shoqatat e bamirësisë dhe njerëzit e famshëm do të kenë mundësi të dërgojnë mesazhe reklamuese njerëzve dhe të marrin përgjigje të menjëhershme.

Lajmet e fundit nga