Connect with Us

Francë/ Mobilizim ndërkombëtar për t’u ardhur në ndihmë viktimave të tërmetit në Nepal

Bota

Francë/ Mobilizim ndërkombëtar për t’u ardhur në ndihmë viktimave të tërmetit në Nepal

Publikuar

-

Një ndihmë ndërkombëtare për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi sot Nepalin, po organizohet menjëherë, edhe pse shumë agjenci humanitare e kanë të vështirë për të vlerësuar nevojat në vend.

“Po përpiqemi të vlerësojmë përmasat e katastrofës”, theksoi një zyrtar i OJQ-së Mjekët e Botës, që ka dërguar një ekip në Nepal, por që do të përballet me vështirësi për t’u futur në zonat e prekura, ndërkohë që pjesa më e madhe e telekomunikacioneve janë ndërprerë në rajon.

Ky tërmet me magnitudë 7,8 ballë të shkallës Rihter, më i përgjakshmi që prej vitit 1934 në Nepal, ka ngjallur menjëherë reagim ndërkombëtar.

SHBA-ja njoftoi dërgimin e një ekipi shpëtimi dhe zhbllokimin e një milionë dollarëve për t’iu ardhur në ndihmë viktimave, njoftoi agjencia amerikane e ndihmës USAID.

Norvegjia premtoi 3,5 milionë euro ndihmë humanitare duke theksuar se vendi do të kontribuonte më shumë”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Borge Brende.

LEXO EDHE:  Gazetari i ekonomisë leksion qeverisë/ Ja si ulet fatura e rindërtimit

Presidenti rus, Vladimir Putin i shprehu dhimbjen e tij presidentit të Nepalit, Ram Baran Yadav ashtu dhe presidentit kinez, Xi Jinping, i cili theksoi se dëshironte të ofronte ndihmën e tij.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier u shpreh i tronditur duke shtuar se Gjermania ishte e gatshme të bënte gjithçka që është në pushtetin e saj për të dhënë ndihmën e saj në këto momente të rënda.

Presidenti francez, François Hollande deklaroi sot se Franca ishte e gatshme t’i përgjigjej kërkesave për ndihmë dhe asistencë që Nepali mund t’i dërgojë pas tërmetit të fuqishëm që ka shkaktuar disa qindra të vdekur në vend.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Një ditë pasi u solidarizua me të prekurit nga koronavirusi/ Sëmuret Papa Francesku, anulon vizitën në Romë

Publikuar

-

Nga

Papa Francesku u detyrua që të anulojë një vizitë në Romë, ku do të takohej me klerikë te tjerë, për shkak se ai shfaqi shenja të problemeve të vogla shëndetësore.

Sipas Daily Mail, Papa kishte shfaqur shenja të një sëmundjeje të lehtë, e kjo e detyroi atë që të mos marrë pjesë në një ngjarje në bazilikën e Shën Gjonit Lateran në Romë mëngjesin e sotëm.

“Një zëdhënës deklaroi se Papa për momentin poqëndron në Vatikan dhe se ai preferoi që të rrijë në qytet sesa të udhëtojë”, shkruan Daily Mail.

Nuk ka asnjë komunikatë nga Vatikani se çfarë lloj sëmundjeje mund të ketë Papa, por ai u pa duke kollitur të mërkurën. problemet shëndetësore të Papës vijnë një ditë pasi ai puthi kokën dhe preku fytyrat e disa njerëzve, në Sheshin e Shën Pjetrit, duke thënë se ai kishte solidaritet me ata që vuanin nga koronavirusi.

LEXO EDHE:  Video-“Kushtrim kundër të keqes, që duhet shkulur”/ Vasili kujton vargjet e Fan Nolit

LEXO EDHE:  Refuzimi i ndihmave jo monetare/ Berisha: Absurde, ata banorë kanë humbur gjithçka

Kujtojmë se Italia aktualisht është ndër vendet më të prekura europiane sa i takon sëmundjes të koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermani/ Ndalohet shamia e kokës për stazhieret në drejtësi

Publikuar

-

Nga

Gjykata Kushtetuese në Gjermani nuk e ka pranuar ankesën e një gjermano-marokaneje myslimane. Ajo donte të ulej në tryezën e gjykatësit me shami koke.

Ndalimi i shamisë së kokës për stazhieret në drejtësi është konform kushtetutës ka vendosur të enjten (27.02) Gjykata Kushtetuese gjermane në Karlsruhe. Gjykata nuk e pranoi padinë e ngritur nga një ish-stazhiere, të cilës i ishte ndaluar mbajtja e shamisë së kokës në procedura të caktuara të punës në institucionet e drejtësisë. Në bazë të kushtetutës duhet respektuar vendimi i ligjvënësit për detyrimin, që në kuadër të shkollimit të ruhet neutraliteti në qëndrimet botëkuptimore e fetare, vendosi Gjykata.

Ndërhyrje në lirinë fetare, por…

Ky detyrim paraqet një ndërhyrje në lirinë fetare dhe të tjera të drejta bazë të paditëses, sqaroi Senati i Dytë i Gjykatës Kushtetuese. Por kjo është e justifikuar. Konstitucionalistët kanë argumentuar se liria fetare e stazhieres myslimane ka përballë parimet bazë të neutralitetit botëkuptimor e fetar të shtetit, të aftësisë funksionuese të së drejtës si edhe lirisë për të mos patur fe të të tretëve. Edhe më tej ata argumentuan se “Detyrimi i shtetit për neutralitet nuk mund të jetë tjetër veç detyrim i përfaqësuesve të tij për neutralitet, sepse shteti vepron vetëm përmes personave.”

Gjykata Kushtetuese

LEXO EDHE:  Lënë pas mëritë/ Rama publikon mesazhin e Lulzim Bashës në rrjetet sociale

LEXO EDHE:  Gazetari i ekonomisë leksion qeverisë/ Ja si ulet fatura e rindërtimit

Gjermano-marokanja kishte paraqitur si ankesë, se në Hesen gjatë procedurave gjyqësore, ajo nuk lejohej të ulej me shami koke në tryezën e gjykatësit. Rregulloret parashikojnë për stazhierët, se duhet të sillen në mënyrë neutrale fetare përballë qytetarëve. Asaj iu tha se nuk mund të ushtrojë me shami koke ato detyra, në të cilat ajo shihet si përfaqësuese e drejtësië apo e shtetit.  Në vitin 2015 Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzonte ndalimin e përgjithësuar të mbajtjes së shamisë së kokës për mësueset. Sipas kësaj ato mund të mbajnë parimisht shami koke në shkolla./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Ultimatumi” për heqjen e taksës/ Albin Kurti i përgjigjet SHBA-së

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me kërkesar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe.

Sipas Gazetës Express, Kurti tashmë iu ka kthyer përgjigje negative amerikanëve.

SHBA-ja planifikon të merr masa, ndërsa vetëm tërheqja e njohjes nuk është një nga opsionet për ‘ndëshkim’.

Nuk dihet saktësisht se çfarë masash do të ndërmarrë Amerika, megjithatë pezullimi i investimeve dhe aktiviteteve tjera që ndihmojnë Kosovën për 20 vjet, mund të jetë disa nga masat.

Burimet e njëjta i kanë thënë Express se SHBA-ja është e dëshpëruar me LDK-në, e cila nuk çoi përpara zotimet për çështjen e heqjes së tarifës.

LEXO EDHE:  Gazetari i ekonomisë leksion qeverisë/ Ja si ulet fatura e rindërtimit

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Ekonomi tregon kur do publikohet dokumenti

Kryeministrit Kurti i kanë kërkuar heqjen e tarifës shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Kërkesa të njëpasnjëshme ka bërë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell,  për dialogun Kosovë-Serbi, i cili është emëruar edhe ushtrues detyre i shefit të 17 agjencive të inteligjencës në SHBA.

LEXO TE PLOTE