LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy mollë në ditë, reduktojnë sëmundjet e zemrës tek gratë

25 Prill 2015, 18:30, Lifestyle CNA

“Një mollë në ditë mban mjekun larg” është një thënie e vjetër. Studiusit në Universitetin e Floridës (SHBA) kanë vërtetuar vërtetësinë e fjalës së urtë!

Ato zbuluan se mollët kanë aftësinë për të ulur nivelin e kolesterolit sidomos të kolesterolit “të keq” LDL, i cili mund të bllokojë arteriet dhe të sjellë situata të rrezikshme për jetën, sidomos në grupet me rrezik të lartë.

Në Britani, infarktet dhe sëmundjet e lidhura me zemrën janë shkaku më i madh i vdekjes në 45% të grave pas menopauses. Deri në menopauzë, gratë janë të mbrojtura nga këto sëmundje natyrshëm prej hormoneve si estrogjeni. Deri në moshën 50, nivelet e këtyre hormoneve mbrojtëse zbehen dhe rreziku i sëmundjeve të zemrës rritet ndjeshëm.

Studiusit e universitetit rekrutuan 80 gra në menopauz dhe i kërkuan atyre të konsumojnë 75 gram mollë të thata në ditë, e cila është pothuajse e barabartë me dy mollë të freskëta të madhësisë së mesme.
Gjaku i këtyre grave u ekzaminua në çdo tre muaj për një periudhë një vjeçare. U pa se pas tre muajsh niveli i kolesterolit LDL (kolesteroli i keq) ra me 16% dhe niveli i kolesterolit total ra me 9%. Pas 6 muajsh, LDL ra me 24% dhe kolesteroli total ra me 13%.

Kolesteroli LDL ( i keq) i lartë dhe kolesteroli HDL (i mirë) i ulët nuk janë të dëshirueshme dhe duhet të trajtohen. Ndryshimet në stilin e jetesës, ku përfshihen perveç te tjerash, dieta dhe ushtrimet, mund të sjellin reduktimin e faktorëve të rrezikut për sëmundje të lidhura me kolesterolin.

15:15 Lifestyle

Jenner në LA

Buzët e saj u shndërruan tashmë në një fenomen në rrjetet so...

Lajmet e fundit nga