LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidati socialist në inagurimet e qeverisë

24 Prill 2015, 09:41, Aktualitet CNA

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka përuarar ditën e sotme punimet e bllokut të banimit në lagjen Kushtrimi, ku të pranishëm ishin edhe prefektja e Qarkut të Vlorës Etjona Hoxha dhe kandidati socialist Dritan Leli. Por jashtë çdo logjike, në këto përurime qeveria është duke bërë fushatë për kandidatët e saj, ndërkohë që projektet realizohen nga fondet e taksapaguesve të të gjitha partive.  Me motivin për t?a ?reklamuar? tek votuesit, qeveria ka marrë në përurim kandidatin socialist për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, i cili në fakt përveç detyrës si mjek, nuk ka asnjë kontribut tjetër për Vlorën, aq më tepër për lagjen e ?Kushtrimit?.  Në përurimet e qeverisë mund të jenë të pranishëm qytetarë të thjeshtë, por jo kandidatë të cilët do të garojnë në zgjedhje nën siglën e një partie.

Lajmet e fundit nga