LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jemen/UNICEF: Të paktën 115 fëmijë të vrarë që prej 26 marsit

24 Prill 2015, 17:21, Kosova & Bota CNA

Të paktën 115 fëmijë janë vrarë në Jemen që prej nisjes së fushatës ajrore më 26 mars nga Arabia Saudite kundër rebelëve shiitë, tha sot UNICEF-i.

?Të paktën 115 kanë mbetur të vrarë dhe 172 të gjymtuar që nga 26 marsi?, sipas një raporti nga zëdhënësi i UNICEF-it, Christophe Boulierac.

?Nga 115 të vrarë, 64 kanë mbetur nga bombardimet ajrore dhe 26 për shkak të municioneve të pashpërthyera apo mina?, saktësoi ai.

UNICEF-i është gjithashtu është në gjendje thotë se të paktën 140 fëmijë janë rekrutuar nga grupet e armatosura që prej fillimit të rritjes së shpejtë të dhunës.

Më 9 prill, përfaqësuesi i UNICEF-it në Jemen, Julien Harneisi ka shpjeguar se një e treta e luftëtarëve të grupeve të armatosura ishin fëmijë (nën moshën 18 vjeç).

Lajmet e fundit nga