LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emigrojnë në Gjermani, hajdutët u vjedhin 8 milionë lekë mall

24 Prill 2015, 06:50, Aktualitet CNA

Artur dhe Oltjana Merko, një çift treg tarësh në lagjen ?Mbrostar Ferko? në Fier më 28 mars të këtij viti mbyllën aktivitetin e tyre dhe së bashku me dy fëmijët emigruan në Gjermani për një jetë më të mirë. Arturi kishte një dyqan ku shiste veshje sportive, ndërkohë që bashkëshortja e tij kishte dyqan kozmetike.

Afro tri javë pas largimit në Gjermani, persona ende të paidentifikuar bastisën banesën e tyre në qytetin e Fierit, duke marrë mallin e dy dyqaneve si dhe orendi e sende shtëpiake. Kanë qenë prindërit e Oltjanës, ata që kanë konstatuar vjedhjen e shtëpisë së vajzës së tyre dhe menjëherë kanë bërë denoncim në polici dhe më pas dhe në prokurori.
E ndërsa kanë mësuar lajmin për vjedhjen e banesës, Artur dhe Oltjana Merko u kanë bërë apel organeve të drejtësisë që të zbardhin ngjarjen, ndërsa kanë deklaruar se nuk do të kthehen më në Shqipëri ku ka vetëm fukarallëk.

Lajmet e fundit nga