LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Bushati-Kokëdhimës: Në PS thonë që u prishe kauzën

24 Prill 2015, 08:49, Aktualitet CNA

Koço Kokëdhima, deputet i PS-së është përfshirë në një debat direkt me gazetarin Anci Bushati, gjatë zhvillimit të emisionit ?Opinion?.

Kokëdhima ka ndërhyrë pasi Bushati ka përmendur pallatin e Qeparoit, i bërë legjendë edhe në Parlament.

Bushati ka sjellë si shembull pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë(sic) i cili ndonëse ishte me leje u prish, kurse pallati i vëllait të Kokëdhimës, nuk prishet.

Deputeti i ka cilësuar akuzat e Bushatit thashetheme si ato të grave në lagje, duke ngritur pretendimin se pallati është i vëllait, i marrë me leje nga shteti.

Madje sipas tij, i vëllai e ka fituar edhe gjyqësisht çështjen.

Kokëdhima i është shmangur madje pyetjes së Andrea Stefanit nëse pallati respekton disatancat sipas kërkesave të ligjit.

?Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ndërtim.

Ky ndërtim është bërë me leje të rregullt dhe është ballafaquar me qeverinë e shkuar?, tha Kokëdhima.

Kjo përballje ka interferuar në një emision që ishte përqendruar te debatet Blushi-Rama, për të cilat gazetarët kanë mbajtur qëndrime të ndryshme.

Bushati i është drejtuar Kokëdhimës duke i thënë edhe se ?shumë socialistë po thonë se ju u prishet kauzën?.

Lajmet e fundit nga