LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokëdhima: Të arrestuarit për hashash harxhojnë mijëra euro duke korruptuar drejtësinë

23 Prill 2015, 19:22, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima u shpreh se nëse një person arrestohet për akuzën e trafikimit të hashashit, harxhon mijëra euro për të korruptuar personat e drejtësisë. I ftuar në emisionin Opinion në televizion Klan, ai tha ai është pro kultivimit të hashashit, pasi ajo do të rriste ekonominë tonë të varfër.

?Në Shqipëri janë mbi 50 mije pacientë që kanë nevojë për ilaçe me bazë bimën e Cannabis Sativës. Do ishte krim mos t’i japim mundësinë atyre të shërohen, në një kohë kur ilaçe me bazë këtë bimë përdoren kudo në botë,? shtoi Kokëdhima argumentat pro kultivimit të kësaj lënde narkotike.

Lidhur me kundërshtimin nga ana e Kryeministrit Rama për legalizimin e kanabisit, Kokëdima tha se e justifikon atë pasi qeveria nuk i ka kushtet, infrastrukturën ligjore dhe institucionale për t’a legalizuar.

Për sa i përket deklaratave të deputetit Ben Blushi, i cili është shprehur se “Rilindja socialiste ka vdekur”, Kokëdhima tha se është kundër këtij mendimi, dhe se Rilindja ishte një program për të cilin janë realizuar shumë reforma. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cila do të ishte këshilla që do i jepte deputetit Blushi, Kokëdhima tha se nuk do të preferonte të bënte sugjerime, kritika apo këshilla publikisht.

Lajmet e fundit nga