LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blushi: Shqiptarët nuk kanë më shpresë, nuk besoj se qeveria ka krijuar 92 mijë vende pune

23 Prill 2015, 19:12, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, i ftuar në emisionin ?Të Paekspozuarit? në Ora News, tha se arsyeja e largimit të shqiptarëve është e qartë që është vetëm për arsye të kushteve të jetesës.

?Deri në vitin 2013, qytetarët e kishin shpresën tek opozita. Sot nuk kanë më shpresë te askush. Kjo është një nga arsyet se pse do të largohen. Në vendin tonë nuk ka pasur luftë, nuk ka pasur grupe terroriste, as konflikte fetare ose etnike. Pse duhet të largohen shqiptarët? Qeveria pretendon se ka krijuar 92 mijë vende pune në 18 muaj. Unë jam anëtar i mazhorancës por kësaj nuk i besoj?, tha Blushi gjatë emisionit

Gjithashtu, deputeti i cili duket se po bën opozitën brenda qeverisë u ndal edhe tek arsimi dhe reforma që qeveria kërkon të kryejë. Ai tha se fëmijët tanë arsimohen më keq se në çdo vend tjetër të rajonit.

” Është për të ardhur keq që arsimi ndodhet në këtë gjendje. Më duhet të them që se arsimi privat është një nga faktorët e rëndësishëm të degradimit të këtij sektori. Arsimi privat ka shkatërruar shkollimin e të rinjve në vend”, përfundoi Blushi

 

Lajmet e fundit nga