Connect with Us

Rama-Mustafa-Thaçi, “mëngjes pune” në Bruksel

Kosova & Rajoni

Rama-Mustafa-Thaçi, “mëngjes pune” në Bruksel

Publikuar

-

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Isa Mustafa, bashkë me shefin e diplomacisë dhe zëvendëskryeministër të Kosovës, Hashim Thaçin, kanë pasur sot një mëngjes pune në Bruksel, ku marrin pjesë në Samitin për Ballkanin, organizuar nga Komisioni Evropian.

Në këtë takim, siç njoftuan burime pranë kabinetit të kryeministrit shqiptar, është diskutuar për projektet e përbashkëta mes dy vendeve dhe projektet nga të cilat Shqipëria dhe Kosova do të përfitojnë si rezultat i procesit të nisur në Berlin nën udhëheqjen e kancelares gjermane Angela Merkel.

Kryeministri Rama është takuar edhe me Kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq, me të cilin ka diskutuar rreth projektit të autostradës adriatiko-joniane, projekt ky që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Greqinë. Dy kryeministrat kanë diskutuar edhe mbi projekte të përbashkëta në fushën e turizmit, sidomos në zonën e Liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna.

LEXO EDHE:  Noka zbulon skenarin e Ramës/ Ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Kryeministri i Shqipërisë është takuar edhe me komisioneren për Politikën e Jashtme të BE-së Federica Mogherini, me të cilën ka diskutuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë, si dhe për punën e Qeverisë shqiptare dhe reformat e ndërmarra për të përmbushur 5 prioritetet që e afrojnë Shqiperinë edhe më shumë me Bashkimin Evropian, thuhet në njoftim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet vendore në Kosovë/ 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë, janë thirrur për të votuar

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Sot, qytetarët e Kosovës zgjedhin kryetarët e rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë. Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.

Në këto zgjedhje, qytetarët mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe pritet të mbyllen më 19:00.

Këtë vit do të hapen 883 qendra votime me gjithsej 2,477 vendvotime.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda Kosovës është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Ky institucion ka pranuar 5,649 pako të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës.

Kësaj here, të drejtën e votës për herë të parë mund ta shfrytëzojnë 41,012 persona.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, më së shumti komuna pati fituar Lidhja Demokratike e Kosovës, në total tetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shtatë, Partia Demokratike e Kosovës, pesë, Lëvizja Vetëvendosje tri, ndërsa Nisma Socialdemokratike dhe Aleanca Kosova e Re nga një komunë.

LEXO EDHE:  “Hakmarrja për drejtësi”/ Arrestimi i Tushës, “fundos” Braçen dhe Ramën?

LEXO EDHE:  “Hakmarrja për drejtësi”/ Arrestimi i Tushës, “fundos” Braçen dhe Ramën?



Nga komunitet joshumicë, më së shumti komuna pati fituar Lista Serbe, 10 të tilla, derisa Partia Demokratike Turke, një komunë.

Dy komuna janë udhëhequr nga kandidatë të pavarur.

Pjesëtarë të Listës Serbe u drejtohen bashkërisht kutive të votimit

Lista Serbe është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Pjesëtarë të këtij subjekti janë parë bashkërisht duke u nisur për të votuar në Mitrovicë të Veriut.

Në mesin e grupit janë parë punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia, nga sektori i arsimit, shëndetësisë dhe sektorë tjerë.

Votimi i organizuar në Mitrovicë të Veriut është kthyer në diçka të zakonshme në zgjedhjet e Kosovës.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, Lista Serbe pati fituar 10 komuna./REL

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën në një takim me disa anëtarë të Parlamentit Evropian se, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë alternativë, ashtu sikurse njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke, ka thënë Kurti.

Ai ka pritur të shtunën në Prishtinë delegacionin e eurodeputetëve në krye me përfaqësuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në një komunikatë për media, kryeministri Kurti është thënë të ketë diskutuar me palën evropiane për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, për procesin e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen që i ka ofruar blloku evropian Kosovës përmes ndarjes së vaksinave kundër koronavirusit.

Temë diskutimi ka qenë edhe operacioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave në disa qytete të Kosovës.

LEXO EDHE:  “Hakmarrja për drejtësi”/ Arrestimi i Tushës, “fundos” Braçen dhe Ramën?

LEXO EDHE:  Rama pas ngjarjes së Bularatit/ Greqia ka derrat dhe gomarët e vetë



“Ky ishte një operacion normal i Policisë, e cila ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore”, është cituar të ketë thënë Kurti.

Von Cramon, në anën tjetër, ka falënderuar institucionet e Kosovës për pranim të refugjatëve afganë, si dhe ka folur edhe për reformat e nisura në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

Aktualisht në këtë Kosovë janë rreth 700 refugjatë afganë, të cilët janë evakuuar nga Shtetet e Bashkuara, pas marrjes së kontrollit të talibanëve në Afganistan.

Rreth 100 prej tyre tashmë janë larguar nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesa e mbetur do të qëndrojë përkohësisht në Kosovë, deri në finalizim të procedurave ligjore për zhvendosje të përhershme në SHBA, apo vende tjera evropiane./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Foto-Video/ Moti i keq ‘gjunjëzon’ Greqinë, qytete të tjera kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Greqia Veriore është përfshirë nga nga moti i keq prej disa ditësh, duke shkaktuar përmbytje të shumta.

Ditën e sotme stuhia ka goditur Etoloakarnaninë duke shkaktuar dëme edhe në shtëpi e infrastrukturë.

Kryetari i bashkisë së Agrinio ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.



Ndërkohë në Kamaretseika Zeugaraki, vazhdon evakuimi i banorëve për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Liqenin Lysimacheia.

LEXO EDHE:  Foto Dite/ O çuna, nuk shtyhet pa Doktorin, më dëgjoni mua!

LEXO EDHE:  Rama reagon për akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit/ Fletërrufe që hedh baltë mbi gjithë shqiptarinë

Deri tani Korfuzi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërkohë që i gjithë rajoni verior ka mbyllur shkollat përfshirë Athinën dhe Selanikun.

LEXO TE PLOTE