LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jemen/Rritet prania amerikane, mbërrin “Roosevelt”

21 Prill 2015, 06:46, Kosova & Bota CNA

Marina e Shteteve të Bashkuara ka dërguar një aeroplanmbajtëse dhe një anije me raketa drejt Jemenit.
Luftanija USS Theodore Roosevelt dhe anija përcjellëse janë dërguar nga Gjiri në Detin Arabik.

Zëdhënësi i Pentagonit, Steve Ëarren, ka mohuar raportet se ato kanë mision për të ndaluar dërgesat e armëve iraniane në Jemen.
Anijet do t?iu bashkohen shtatë luftanijeve të tjera amerikane në ujërat e Jemenit, ku rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, janë duke luftuar forcat qeveritare.

Marina amerikane ka thënë se ka rritur praninë në zonë, për shkak të jostabilitetit.

Lajmet e fundit nga